Ed Sheeran mund të thyejë rekord me “Shape of You”, por “kërcënohet” nga vetvetja

795
Ed Sheeran, është afër thyerjes së një rekordi të jashtëzakonshëm në top listat australiane.Kënga e tij hit “Shape of You” nga albumi “Divide”, e cila u publikuar në janar, ka rrëmbyer vendet e para në secilin vend dhe sidomos në iTunes, platformën online të muzikës.
Në Australi ai është afër të thyejë rekordin prej 14 javësh në vend të parë, pikërisht me “Shape of You”, që ka hyrë në javën e 12-të radhazi në vendin e parë.
Por, Sheeran është interesant se mund të sabotohet nga akush tjetër veçse nga vetja e vet. Ai me projektin e fundit të publikuar “Galway Girl”, ka arritur të dalë në vendin e parë në iTunes duke rrëzuar nga froni “Shape of You”.
Ekspertët parashikojnë se për Sheeran do të jetë problem thyerja e rekordeve tjera përfshirë top listës ARIA në Australi pikërisht për shkak të projektit të ri të tij i cili po pëlqehet tej mase në gjithë botën.
Ed Sheeran kohë më parë pengoi Dua Lipën që të dalë në vendin e parë në top listën britanike, pasi “Be The One” nuk mundi të ngjitej më lartë se vendi i dytë për shkak të superhitit “Shape of You” nga super ylli britanik.
Sigal