E_maili që përloti fotografen

522
Është e zakonshme që femrat të shqetësohen për pamjen e tyre fizike, por një bashkëshort ka shkruar një letër ku vlerëson ato që gruaja e tij i sheh si “të meta” te vetja. Teksa gruaja e tij bëri një set fotosh tek fotografja Victoria Caroline ajo i kërkoi që të modifikonte pjesët e celulitit, rrudhave, strijave e shenja të tjera të trupit që të mos i dilnin në foto.
Victoria bëri atë që i kërkoi dhe albumin me 30 foto ia dha bashkëshortit të saj. Tri ditë më vonë ajo morri një email nga i shoqi, i cili thoshte se nuk është i mërzitur , por dëshironte t’i shprehte diçka. “Unë njihem me gruan time që kur kemi qënë 18 vjeç, dhe kemi dy fëmijë të bukur bashkë. Kemi pasur disa ulje-ngritje gjatë këtyre viteve”, nis ai shkrimin e tij.
Më pas thotë se bashkëshortja i ankohet ndonjëherë se nuk e sheh tërheqëse, dhe do e mallkonte nëse ai kërkonte dikë më të re. “Por kur hapa albumin që më dha, zemra ime u mbyt. Këto foto… sigurisht që janë të bukura, dhe ju jeni shumë e talentuar… por nuk ishte gruaja ime. Ju kishit zhdukur çdo gjurmë të saj… dhe ndërsa jam i sigurtë se një gjë të tillë ua ka kërkuar ajo, aty është hequr çdo gjë që ka krijuar jetën tonë.  Kur ju i keni hequr strijat, keni hequr dokumentimin e fëmijëve të mi. Kur keni hequr rudhat e saj, keni hequr dy dekada gëzime dhe hidhërime tonat.
Sigal