E zë “mallkimi” i familjes Kardashian, arrestohet Blac Chyna

520
Modelja dhe biznesmenja amerikane, Blac Chyna është arrestuar mbrëmë në orët e vona të mesnatës. Chyna ndodhej në aeroportin Austin-Bergstrom, burime nga policia thonë se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës dhe ka bërë gjeste agresive. Pas ndalimit dhe kontrollit të saj, 27-vjeçares iu gjetën dhe disa gramë lëndë narkotike. 
Ajo ka kërcënuar pasagjerë që ishin bërë gati për fluturim duke përdorë fjalor të papërshtatshëm.
Chyna ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit, pasi ka nisur të frekuentohet me mashkullin e vetëm të familjes Kardashian, Rob. Kjo ka sjellë një përçarje brenda familjes, pasi motrat e tij janë kategorikisht kundër një bashkimi të tillë.
Sigal