E vërteta për mbretin Zog, gjatë pushtimit fashist

696
Musolini kishte të paktën 6 muaj që kish përgatitur planin e pushtimit të Shqipërisë dhe Zogut, nuk i kemi publikuar, nëpërmjet hierarkut të tij, Pal Serreqit, i deklaroi hierarkut fashist Ciano: “Shqipëria, tashmë është në duart e Italisë…Ju kemi hapur të gjitha dyert dhe dritaret, ç’doni më shumë?” 13 tetor 1938 (Fq.195). Pra, nuk mund të pranohet se Zogu nuk dinte asgjë për pushtimin dhe iku sepse Italia nuk përballohej dot! Zogu, prej ambasadorit Serreqit dinte çdo te ndodhte, sepse pyetja e Serreqit: “Çfarë doni më shumë me 13 tetor 1938 është jo pak larg 7 prillit 1939! Çfarë ka ndodhur mbetet për t’u dokumentuar, për historianet, pse Zogu ndërsa pyet, nuk organizoi rezistence të fortë, kur dinte dhe urrejtjen e shqiptarëve që në vitin 1920 i kishin hedhur një herë në det pepinot dhe me siguri do i gjendeshin në krah dhe ketë herë Zogut…!? Enigma mbetet për historianet dhe nuk kemi qëllim të poshtërojmë aspak shqiptarin Zog, por të tregojmë dokumentacion burimor nga hierarku fashist Konti Ciano: Ja ç ’thotë më tej fashisti Ciano: “14 nëntor-Duçia, që prej kohësh është i rezervuar për faktet shqiptare, këtë mëngjes, duke marrë spunto nga një anije e Zogut, më ka orientuar për të reaguar, duke mbajtur të fiksuar afatin e pranverës sonë”. Dhe vërtet Shqipëria u sulmua dhe u pushtua brenda ditës se 7 prillit 1939 nga Italia fashiste! Zogu, siç dihet, dhe pse kish premtuar se “do mbathte opingat dhe do luftonte”, iku!… 14 nëntori i këtij takimi mbetur në ditar të hierarkut fashist, Ciano, është ende larg 7 prillit 1939!… Historianët, këto fakte të Cianos, në ditarin e tij, me siguri do t’i analizojnë gjerësisht dhe po qetësisht, besojmë se do japin dhe përgjigjet, përse nuk organizuam rezistence masive, si me 1920, në Vlorë…?
Debati pas publikimit të materialit
K. Petrit Zogu dihet, por përpjekja juaj (besoj pa vetëdije) për ta na e shitur skemën e agjenturës se Enveri ishte e kundërta e Zogut, është trishtuese. Por edhe juve jeni sikur ne. Juve jeni shqiptar dhe filozofia jonë është: i ndyri im është me i mirë se i ndyri yt. Zogu nuk ka enigma. Zogun e instaloi Europa dhe zbatoi urdhrat për të cilat e instaluan. Zogu ishte Europa e 1913 bile edhe me zi.
L. Shmilli Mund t’i kundërshtonte europianet 10 ditë, të ngrinte Jugun dhe Veriun,…”në do botës ti vesh zjarr, merr 7 trima kosovarë!” Curçilli ka bërë krime të rënda me ç’kemi lexuar kundër Shqipërisë, kundër shqiptareve të Çamërisë, sidomos por dhe Kosovës që e la nën Jugosllavinë! Ai i tha Titos “Merr gjithë krahun e djathte të Adriatikut, pra dhe Shqipërinë, por Tito u frikësua dhe i tha se shqiptaret bëhen maxhorance dhe nuk ka me Jugosllavi! Hoxha është nacionalist i tërbuar dhe nuk pranon varësi nga ne!… etj… Por, por, në atë kohë, Curçill ishte kundër nazifashizmit dhe ka dënuar pushtimin italian kundër Shqipërisë dhe Musolini i është kërcënuar “Shiko shtëpinë tënde! Nuk ke punë në detin Adriatik që është i Italisë!..(do e publikojmë) Pra Zogu kishte mundësi Anglinë, por shpresonte tek Hitleri!… Në këtë kohë Musolini edhe Hitlerin nuk e donte shumë dhe e shihte rival në Ballkan ndaj planifikoi pushtimin! Sidoqoftë ne do paraqesim fakte “de fact” dhe opinionet pastaj kushdo ti shfaq si di, rreth Ciano, Musolin, Curcill, Rusvelt që …mbaje mend; la kontradikta të mëdha për Ballkanin me Curçill, por do flasin dokumentet dhe aty ke dhe shqiptaret!…
L. Shmilli Botoje se unë do publikoj që “Zogu do bënte kryengritje në Turqi, për të përmbysur qeverinë turke, dhe planin ja dërgon Musolinit, më parë tek Ciano që tregon vet se Zogu që nuk e do njeri në Shqipëri, dhe shpejt do iki (jemi aty nga Tetori 1938) ka përgatitur plan kryengritje në Turqi….” Hahaha…Hajde merre vesh! Unë këtë plan do e kërkoj dhe do arrij a jo ta publikoj, çështje tjetër! Por Ciano e thotë! Gënjeshtër? Është këtu në Ditar dhe mbetet të gjejmë planin e Zogut që do rrezonte qeverinë turke!… Së pari pse?…Ciano kaq thotë, pash planin e zogut për kryengritje të tij në Turqi!…


përgatiti: Luan Shmilli 
Sigal