E tmerrshme, blen parashutën në internet dhe hidhet nga ballkoni

556
Një burrë që ka blerë parashutë në internet është hedhur nga ballkoni për ta provuar nëse funksiononte apo jo.

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga të afërm të personit ku edhe dëgjohet një grua, e cila mban një fëmijë në krahë, duke iu lutur që të mos hidhet.

Lutja e saj ka rënë në vesh të shurdhët pasi burri vendosi që ta realizojë atë që kishte në mendje.

I veshur me pantallona të shkurtra, ai ka hypur në parvazin e ballkonit në një bllok apartamentesh të lartë në Brazil dhe numëron deri në 3 përpara se të ndërmarrë aktin e guximshëm.

Video tregon momentin kur ai zbret poshtë drejt pemëve dhe për fat të mirë parashuta e tij hapet duke bërë një ulje të sigurtë në tokë.
Sigal