E pyesin për Rashelin, Kejvina përgjigjet kështu: “Unë jam më…”

582
Zëvendësoi Rashelin, ja çfarë mendon Kejvina për të! U përfol fillimisht për një largim të Rashelit nga “Xing me Ermalin” por ai lajm u mohua nga ajo dhe vetë Ermal Mamaqi. Mirëpo pas disa ditësh, Rasheli u largua, por Ermali gjeti një zëvendësuese të denjë e cila që në daljen e parë u komentua shumë për veshjen. Por çfarë mendon Kejvina për Rashelin? 
E ftuar në emisionin “Oktapod”, në Vizion Plus Kejvina, e pyetur nga Turi, ka treguar se çfarë mendon për Rashelin.
“Kur jetoja në Itali nuk e kam njohur. Ermalin e shikoja gjithmonë në You Tube dhe isha e fokusuar kryesisht tek intervistat. Pjesën e parë të emisionin nuk e shikoja fare. Domethënë kur dilte Rasheli. Pra nuk e kam njohur”,-është shprehur Kejvina.
E ngacmuar nga Turi, se cila është më e bukur ajo apo Rasheli, velina është shprehur se ajo është më e gjatë se Rasheli, por më e bukur nuk mund të thotë.
Sigal