E pabesueshme; Rihanna dhe Nicki Minaj kopjojnë Bleona Qeretin

93
Kush tha që yjet botërorë nuk kopjojnë?!
Gjithmonë ato që akuzohen janë këngëtaret të estradës shqiptare për arsye kopjimi. Mund të themi se në të shumtat e rasteve ndodh kjo gjë por në këtë rast ajo që ka krijuar trend në mënyrën e saj ekstravagante është Bleona Qereti . Kësaj here është ajo që solli trendin e syzeve të shumë pëlqyera dhe të përfolura . Bleona ishte e para që i vendosi në klipin e saj për tregun ndërkombëtar “Take You Over” ne 20 Shtator 2015, më pas i vendosi Rihanna në koleksionin e saj të ri për “Puma” ne vitin 2016 dhe së fundmi ka qenë reperja Nicki Minaj që ka vendosur këto syze në videoklipin “Swalla” në bashkëpunim me Jason Derulo ne 17 Mars 2017. Bleona Qereti gjithmonë ka pretenduar se yjet botërorë të showbiz-it, e kopjojnë edhe pse jo të gjithe e besuan.