E pabesueshme: Pjesë të serialit “Game of Thrones” janë filmuar shumë pranë nesh…

683
Sigal

Dubrovniku është qyteti përrallor i Kroacisë, është zonë e mbrojtur nga UNESCO dhe shquhet si “perla” e Adriatikut, me një pozicion strategjik dhe arkitekturë mahnitëse nga stili barok dhe gotik duket se ka qenë vendi ideal për xhirimet e serialit.

Që nga transmetimi i “Game of Thrones” nga HBO, në Dubrovnik janë shtuar ndjeshëm turistët.

Prandaj duhet ruajtur arkitektura, veprat, monumentet e çdo gjë tjetër që krijon lidhjen e një vendi me të kaluarën dhe identitetin e tij. Nëse në Shqipëri do ishte ruajtur më mirë kultura dhe natyra kushedi edhe sa turistë më tepër do tërhiqte vendi ynë.