E droguar dhe në krizë nervore, aktorja amerikane alarmon fqinjët

534
Sipas tabloidit amerikan TMZ, të martën në mëngjes, fqinjët zbuluan aktoren në oborr të veshur vetëm me një bluzë dhe duke bërtitur se nëna e saj ishte një shtrigë. Ajo përmendte në gjendje të pavetëdijshme fundin e botës si dhe qenin e saj që quhet Ziggy Stardust. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu forcat policore dhe zjarrfikësit pasi të afërmit e 31-vjeçares i trembeshin një tentative vetëvrasjeje për shkak edhe të mbidozës që kishte marrë. Ky episod vjen pak ditë pasi Mischa i falenderoi të gjithë ata që e kishin uruar për ditëlindjen nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Twitter. Megjithatë, disa momente më vonë ajo e fshiu statusin pa dhënë asnjë arsye. Duhet thënë se ky nuk është episodi i parë i këtij lloji i Barton. Në korrik të vitit 2009 ajo kërkoi suportin e një psikiatri pasi u diagnostikua me çrregullime të shëndetit mendor dhe si një rrezik për veten dhe të tjerët. Barton ka një histori konfliktesh edhe me të ëmën. Në vitin 2015, ajo e akuzoi për vjedhje dhe shfrytëzim të shtëpisë së Barton. “E ke kthyer shtëpinë time në një bankomat”, e akuzoi aktorja të ëmën asokohe.
Sigal