Dy studentet në avion

707
Hamburg-Gjermani. Është një mëngjes gri. Retë në qiell duket sikur ndjekin njëra-tjetrën dhe të mbulojnë me atë vrazhdësinë e tyre një pjesë të fantazisë. Por, mendimet e tua ndjekin retë dhe aty e gjen veten në atë që dëshiron të krijosh dhe përjetësosh: mënyra të reja jetese, shkollim, argëtim, përkushtim…gjithçka që ia vesh ndjenjës tënde dhe që ne mesdhetarëve në shumë raste na mungon. E bukur është e gjithë Gjermania, por Hamburgu të dikton veçantitë e tij, të hershme dhe të sotme. Ndodh të shkoj duke u bërë jo thjeshtë vizitor në këtë qytet. Aty vajza ime studion për mjekësi. Është në Universitetin U. K. E, pra Universiteti- Krarikenhaus- Eppen Dorf- Hamburg. Është një ndjesi e bukur të shijosh qoftë dhe grinë e ditëve dimërore në këtë qytet. Fantazia bën punën e saj dhe përpiqesh të bësh krahasime me qytete të tjera në botë. Por, e vërteta qëndron në realitetin që jeton dhe krahasimi mbetet për faqet e romaneve, për historian e poetë. Dy studentet me rezultatet më të mira, ftohen nga Universiteti Amerikan i Shtetit në një simpozium të gjerë me shtetet e tij dhe të Europës Perëndimore. Ky simpozium zhvillohet një herë në pesë vjet. Këtë herë, Megi dhe Ira, kanë fatin që të shkojnë. Fytyrat e tyre të purpurta mbartin emocione dhe motivim. 

Për një javë treguan zotësinë e tyre, falë Profesorëve Nobelistë, të cilët nuk kanë kursyer dituritë e tyre profesionale, njohuritë e spikatura bashkëkohore dhe për më tepër karakterin e pamposhtur gjerman. Mesazhe dhe telefonata shkëmbyen studentë të evidentuar më të mirë nga shumë vende të botës. Ishin bashkëmoshatarë por dhe profesorë me tituj e grada shkencore që uronin. Tashmë, hija e viteve në punën studimore që kishin bërë nuk ishte më e shkurtër, ajo shkonte, ecte në gjurmë të mëparshme, të të tjerëve të rinj që kishin nisur këtë rrugë dhe tashmë ishin bërë profesorë me emër. Ëndrrat dhe shpirti, zemra dhe gjymtyrët lëviznin në një tjetër hapësirë, me te reja vizione për të cilat .kishin menduar ndofta për shumë kohë. E dëshirorin këtë natyrë gri, sepse, në shumë ditë të saj ajo u kish dhuruar aromë lulesh dhe mes petaleve të tyre kishin parë dritësinë e diellit. Sa net përpara e kishin menduar atë udhëtim për në Amerikë. Sa ankthe, emocione, dëshira, informacione ishin gërshetuar duke i lidhur ato me ato fije të padukshme të një qëllimi ideal: të bëhen të vlefshme për njerëzimin. Edhe pse nuk i deklaronin ato, i preknin, i ndjenin deri diku dhe i shijonin. Dy vajzat, aty në Amerikë morën dhe medalje diturie, shoqëruar me disa pajisje mjekësore me autografe nga Profesorë amerikanë. Momentet përcillnin çaste të papërsëritshme. Bukuria e tyre sfidonte çdo ngjyrë, çdo bukuri tjetër të shfaqur në ato ditë.

 Vajzat po e shikonin veten shpirtërisht më të rritur. Në darkën e zhvilluar në Hotel “Kalifornia”, dukej se një botë e re po hapte krahët për to dhe ai qiell gri i Hamburgut, këtu kishte marrë përmasa të një rruzullimi të artë. Atë natë, emocionet mblidheshin në kraharor dhe mendimet kapërcenin kufijtë për të mbërritur në vendlindje, Shqipëri. Mëngjesi i të nesërmes u kish dhuruar më shumë paqe, qetësi. Me hapat e shpejtë, po i drejtoheshin aeroportit Xhori Kenedi, duke qenë të përcjella riga stafi organizator. Në aeroport dëgjoheshin herë pas here emra pasagjerësh, numra fluturimesh aeroplanësh, kujdesi për të mos harruar asgjë, vëmendja për nisjen. Vajzat ishin përqendruar në monitor, ku ishte caktuar tashmë numri i fluturimit, gate dhe ora e saktë. “Çantat, ju lutem. Nuk lejohet t’i mermi me vete, por duhen në bagazh… Vajzat po e shikonin punonjësen e kontrollit të pasagjerëve në mënyrë lutëse. “Na falni. Por ne jemi studente të Gjermanisë, të Universitetit U. K. E-së, të Hamburgut. Në këto dy çanta që mbajmë në dorë, kemi dhuratat nga Dekani i Universitetit tuaj këtu, nga President!. .Punonjësja po i shikonte me vëmendje ndërsa ato po tregonin pajisjet. Një rrëmujë e pazakontë u krijua. Pasagjerët shikonin nga dy vajzat. Punonjësja diçka komunikoi në telefon dhe pas pak i lejoji që të kalojnë. Ato tashmë po ngjisnin shkallët e aeroplanit, duke zënë vendet në sediljet përkatëse. Pas pak minutash, u ndje zhurma e ndezjes së motorëve. Vendosën rripin e sigurimit dhe prisnin për fluturim drejt destinacionit të njohur. Shikonin njëra- tjetrën dhe buzëqeshnin. Në sytë e ndritshëm, loti si një perde e tejdukshme mbante brenda vetes emocionet e gëzimit. Krahas tyre ishin dy gra që dukeshin të tensionuara. Për to ishte hera e parë që fluturonin me avion. Në sediljen para vajzave, dikush po dremiste. Ishte një burrë i moshuar, flokëthinjur dhe i veshur si një xhentëlmen i vërtetë.
-Po fle për shtatë palë qejfe,- tha Ira.
-Do të jetë mësuar gjatë jetës me shumë fluturime të tilla,- u përgjigj Megi.
Dhe vajzave nuk u bënte përshtypje aspak fluturimi. Hidhnin sytë nga dritarja e rrumbullakët, përtej të cilës shtrihej oqeani i pafund, ndërsa mbanin në veshë kufjet për të dëgjuar muzikë. Papritur u dëgjua të kumboi një zë burrëror: ” Ju lutem dëgjoni! Dy studentet gjermane të mjekësisë, të paraqiten në pilotazh… Dy studentet gjermane…! Ira, i hoqi kufjet nga veshët Megit. “E kanë për ne! Dëgjove! Duhet të shkojmë, na kërkojnë.. .Ndërsa u ngritën shikojnë të afrohet një nga stuardjesat. Panë se një grumbull pasagjerësh ishin ngritur nga sediljet dhe po shikonin me shqetësim një burrë që ishte shtrirë dhe që kërkonte ndihmën mjekësore. Gruaja e tij i qëndronte tek koka pothuajse e alarmuar. “Ka kohë që vuan nga zemra dhe mjekët ia kanë ndaluar fluturimin”, po shpjegonte në gjuhën angleze ajo. I dhashë trinitrinë. por. është shumë rëndë. Vajzat kërkuan të bisedonin për të qenë më të sakta në veprime me mjekët e spitalit të U. K. E-se në Hamburg. Ishin të qeta sepse mjetet që u duheshin i kishin me vete , në çanta. Tashmë e kishin shtrirë të sëmurin në një poltron si krevat dhe larguan njerëzit që po shikonin me shqetësim. Megi po bisedonte tashmë me profesor, Hansin, të Kardiologjisë. Inxhinieri i avionit krijoji të gjitha kushtet që vajzat të komunikonin lirshëm me kardiologun. “A keni serum?. Duhet t’i bëni goditjet elektrike. Vendosi elektrodat, bëji gati shpejt. I sëmuri nuk jepte asnjë shenjë jete. Fytyra dhe tiparet nuk thoshin asgjë. Gruaja e tij shikonte nga dy vajzat me një mënyrë lutëse dhe me shpresë. “Gati! Goditja … Fillojmë! Largojini familjarët dhe personelin shpejt. Këtu inxhinieri elektrik..janë fjalët e Megit, të asaj vajze shumë të re por me përqendrim dhe me atë mënyrë të foluri që të imponon kujdes, reagim. Megi e ndjekur në skajp nga profesori kardiolog i Hamburgut i bëri pacientit goditjen e parë, por, nuk dha rezultat. Profesori e këshilloji të mos humbas qetësinë në veprime, të largoj emocionet dhe të tregojë se di të jetë e suksesshme. 
/ ‘
“Megi, vendose voltazhin dhe bëje të dytin në intervalin përkatës kohor…Kujdes, gjithçka e preçizuar…! U vendosën elektrodat në gjoksin e pacientit! Ankth dhe shpresë. U bë goditja elektrike. E hodhi përpjetë atë trup burrëror, por përsëri pa asnjë rezultat…Tek të dy shoqet tashmë u shtua shqetësimi. Kërkonin jetën në sytë e atij njeriu. Djersët u kishin mbuluar ballin. “Ke në dorë jetën e një njeriu. A s’është kjo një provë për të treguar aftësitë për të cilat more dhe medalje?. Është e vështirë. por është një përballje…” Po dëgjonte ndërkohë porositë e profesorit. “Beso se do të arrish një sukses… Vendosi edhe një herë elektrodat. Mos nguro. Kujdesu për veten, dorezat dhe gomën tek këmbët…Kujdes. ! Iu dha goditja e fundit. Pulsi erdhi në zemrën e trupin e tij. Dukej se jeta po përshkohej nëpër damarë, zemër, në çdo gjymtyrë. Ishte një lumturi më e madhe se ajo që ndjen kur morën medaljet. Ishte një jetë e rikthyer që përshëndeste me heshtjen e saj. Gruaja e pacientit qante. qante nga gëzimi dhe uronte me gjuhën e saj. Avioni, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, vazhdonte fluturimin si gjithnjë me normat e tij…Lajmi për gjithçka bën dy studentet u përhap shumë shpejt tek të gjithë dhe falënderimet nuk kishin të mbaruar. Vetë komandanti i aeroportit Xhon Kenedi, falënderoi për punën e tyre, për jetën që rikthyen tashmë, për këmbënguljen dhe sigurinë që treguar. “Suksesin, ne e ndajmë bashkë. Ju na lejuat të mbanim çantat me pajisjet e duhura, që për ne ishin simbol i sukseseve në studim. Por, ky ishte suksesi që na bëri të jemi më të sigurta në dijet tona. Koha sikur fluturoi në këtë udhëtim. Po i afroheshin Mynihut. Temperatura 18°C. Ju lutem, vendosni rripat e sigurimit! Nga dritaret e xhamta tashmë pasagjerët po shikonin aeroportin e ndriçuar. Avioni u ul në pistë. I gjithë stafi i avionit u vë në lëvizje. Autoambulanca dhe disa makina policie e një grumbull njerëzish po i afroheshin pistës. Dy vajzat ishin pranë pacientit i cili tashmë reagonte qetësisht. Profesori dhe punonjës të ndryshëm të spitalit po angazhoheshin për të sëmurin. Dëgjoheshin sirenat e alarmit. Vajzat ishin në qendër të vëmendjes të të gjithëve, madje dhe kamerave të shumta dhe aparateve fotografike. Përgatitjet ishin bërë që në hyrje të spitalit e deri në sallë, me përpikërinë më të madhe. Sërishmi gjithçka dukej gri. Retë mesa dukej po shtrydheshin duke derdhur një shi të imtë, të ftohtë. Profesorët kërkonin të dinin gjithçka për pacientin dhe pyetjet nuk reshtnin. Secili falënderonte punën e bërë të vajzave kurajoze dhe tashmë pothuajse të specializuara. Pas disa ditësh dy studentet kishin për të mbrojtur diplomën. Aty në atë auditor erdhën të gjithë ata që përjetuan ato momente në atë udhëtim, ku guximi dhe inteligjenca, teoria dhe iniciativa, kurajoja për të qenë të afta të përballen me situatat nga më të vështirat, bënë që me punën e tyre, dy studentet të tregonin përse ishin më të mirat. Ato e mbrojtën diplomën me rezultate të shkëlqyera. Familjarët e pacientit erdhën dhe folën aty për atë që bënë këto dy studentet, për shpëtimin e jetës së bashkëshortit dhe babait të tyre. Ato e quajtën punën e tyre një heroizëm. Më vonë u mësua që studentet shpëtuan jetën e një ministri.
Niko  GJONI
Sigal