Dy poezitë satirike të Dionis Bubanit dhe shkolla “Nako Spiru”

2291
Sigal

Petro Mejdi: Kujtime, shënime, mbresa  dhe takime me  personalitete shqiptare të artit, politikws, kulturës

 

Dy poezitë  satirike të  Dionis  Bubanit dhe shkolla  me emrin Nako Spiru

 

 

Petro Mejdi ka lindur në Skore, Pogon -Gjirokastër 1954 dhe ka studiuar në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pas Universitetit ka punuar 15 vjet në Ostren, Zall-Dardhë (Dibër) dhe Ulëz. Ka filluar në vitin 1971të botojë në ‘Pararoja{ të Gjirokastrës, por edhe tek gazetat Bashkimi, Rinia, Mësuesi, Ylli, Yllkat, dhe ishte korrespodent Radio Gjirokastrës në vitet 972-74. Ka botuar vetëm dy poezi në Pararoja dhe një tregim në Yllkat, duke qenë nga bashkëpunëtorët e parë të saj Qysh në rini ka shkruar në gjini të ndryshme të letërsisë në disa organe shtëpi të sistemit të kaluar. Ka vite që punon dhe jeton në Greqi dhe vazhdimisht hedh në letër kujtimet nga e kaluara .

 

I

Kolana e poezisë shqipe, a e mbani mend?

-NR, 26: Dionis Bubani dy poezi satirike

 

Bukuresht, 1926 -Tiranë, 2006.

Dionis Bubani në vitin 1940 kthehet familjarisht e përfundimisht në Shqipëri. Ai ka qenë djali i gazetarit të njohur Gjergj Bubani, drejtor i Radio Tiranës në kohën e Luftës.

Vëllimi i parë poetik: “Migjeni, poet i rinisë”, 1954.

Vëllimi i parë me poezi satiriko- humoristike: “Dardha e ka bishtin pas”,1958

Komedi: “Bileta e lotarisë”

Poet, gazetar, komediograf, përkthyes, autor tekstesh të muzikës së lehtë.

Me Dionis Bubanin kam pasur miqësi. Nga koha e miqësisë me të kam disa libra në rumanisht si dhuratë, me më të mirin, njërin nga vëllimet e Veprës së Eftimiut, komeditë dhe dramat historike. Në këtë botim akademik përfshihen dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy”( Omul ce a vëxut moartea” dhe “Fundi i botës” ( Sfërshitul pëmëntului” ( grafia sipas shqipes), të cilat janë vënë dhe në skenat shqiptare. Bubani është përkthyesi i Jon Luka Karaxhales dhe dramaturgëve tjerë rumunë si Tudor Mushatescu, Mihail Sebastian etj., përkthime këto për nevojat e teatrove shqiptare. Bubani ka pasur njohje personale me Viktor Eftimiun. Është e njohur intervista që i mori atij në vitin 1971 dhe botuar në “Hosteni”. Gjatë viteve 193233 në Konstancë të Rumanisë Gjergji botoi gazetën patriotike “Kosova“. Në vitin 1940 Dionis Bubani, së bashku me familje u kthye në Shqipëri, vendlindjen e babait të tij. Pas katër vitesh që u kthyen në Shqipëri, regjimi komunist e burgosi Gjergj Bubanin, andaj Dionisi i ri u desh të kujdeset për vete dhe familjen. Ai punoi në një puntori biçikletash, shiti cigare rrugëve e nëpër kafene, por punoi edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf në Ministrinë e Jashtme. Meqë ishte djali i publicistit, ai filloi të merret edhe me shkrime. Në fillim punimet e veta i botoi në “Letrari i ri”, dhe “Rinia”, ndërsa në vitin 1946 filloi të bashkëpunon me revistën humoristike “Hosteni”, redaktor i së cilës u bë më vonë.

Dinos Bubani në Tiranë studioi filologji. Gjatë punës së tij krijuese Dionis Bubani u mor me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive. Për punën e tij krijuese dhe për përkthime ai u shpërblye disa herë. Ai njohu për së afërmi shumë rilindës e njerëz të shquar të kulturës sonë: ÇajupinAsdreninKutelin,PoradecinLuarasinKadarenëAgollin, Godon, Grillon, Nikolla-n, Greblleshin, Man-in e shumë të tjerë, për të cilët edhe ka shkruar një vepër. Është interesant të përmendet se Dionis Bubani ka përkthyer edhe “Poemën” e Lasgush Poradecit nga rumanishtja në shqip, të cilën Poradeci e shkroi gjatë kohës kur po jepte provimin pranues në Akademinë e Arteve te Bukura në Bukuresht.

II

Përse më habiti në vitin 1983 përmendja e emrit të shkollës “Nako Spiru” në Durrës?

 Nako Spiru – Lindur në Durrës, 1918,  vdekur në Tiranë më 1947

(Një shkrim në internet zgjidhi dhe enigmën time për emrin e plotë të këtij personaliteti të politikës shqiptare. Shkrimi në fjalë e shkruan Athanas emrin e plotë të Nako Spirut. Nisur nga fakti se emri Athanas (Αθανάσιος) si emër grek shkurtohet (ιποκοριστηκο ) në Saqis, Nasos, në Epir Nasho, dhe në formën përkëdhelëse bëhet Thanasakos, pra nuk përshtatet me shkurtimin Nako. Ka shumë mundësi që emri i plotë të ketë qënë Jani – Janako , Nako. Kjo është më bindëse. Ose është një formë shkurtimi që e përdornin ortodoksët durrsakë.

Ekonomisti, publicisti, politikani

Studimet: Student i Ekonomikut në Korfuz

Intermexo

Atë verë ishim familjarisht për pushime në plazhin e Durrësit. Në Dibër kishim krijuar marrëdhënie familjare me Anetën, një vajzë durrsake e emëruar në Gjoricë. Na tha që, nëse do të shkonim në plazh atë vit, t’ i bënim një vizitë. Na dha adresën. Nuk kishin telefon .Me që nuk e njihnim Durrësin fillova të pyes. Një vajzë simpatike e njihte Anetën dhe ajo na drejtoi më saktë se si mund ta gjenim shtëpinë e saj.

-Do të shkoni drejt, tek shkolla ” Nako Spiru” do të ktheheni majtas.

Sa përmëndi emrin e Nako Spirut unë shtanga.Vajza e kuptoi hutimin tim dhe tha,:

-Po, po, mirë e dëgjove ” Nako Spiru”

Nuk ka mundësi, thashë me vete, me ato që shkruan Enver Hoxha për të në librin “Titistët” : “Enver Hoxhën po s’e bindi fjala, e bind koburja” të mos i kenë hequr emrin shkollës. “Nako Spiru nuk gjente vend për të fshehur duart”, thotë Enveri diku. Nako Spiru vuante nga një egzemë e duarve. Kjo ngjau pas botimit të librit të Enver Hoxhës “Titistët”, një nga librat më të lexuar nga gjithë ajo bibliotekë e tij, ndoshta më i lexuar dhe se “Hrushovianët”, jo vetëm për rëndësinë e ngjarjeve, por dhe formës pak policeske me të cilën ishin përshkruar ngjarjet e dendura politike .Vetëvrasja e Mehmet Shehut bëri që të hapen kasafortat e kyçura dhe të rilexohen analet historike, dhe tashmë me një lexim ndryshe. Përsëri me armiq, përsëri me lëvizje eshtrash e varresh. Me vare dhe eshtra që akuzonin nga largësia e dekadave. Ky libër donte që të bindte popullin e trembur, i trembur nga frika se ç’ ploje të madhe i kishte kaluar fare pranë, se partia i dinte këto, se nuk u kap në befasi, nuk i zbuloi sigurimi, por vigjilenca e partisë. Por e vërteta mund të mënojë, por vjen një ditë dhe hedh dritë të plotë mbi ngjarjet. Historia e vendosi Nako Spirun në piedestalin që duhej. Njeriu që luftoi për të shpëtuar Shqipërinë nga gllabërimi jugosllav. Në orën e mbrame e lanë të gjithë në baltë, e tradhtuan, dhe Enveri dhe sovjetikët. Nako Spiru, pinjoll i njërës prej familjeve më të njohura të Shqipërisë, pronare e “Stamlesit” , me monopolin në shumë mallra nga importi, kishte kryer studime ekonomike në Korfuz, ishte kjo në vazhdimësi e traditës së ortodoksëve të Durrësit, që, duke e njohur greqishten që në Durrës në shkollën greke të qytetit, ndiqnin studimet në Greqi. Romantika e kohës e çoi tek komunizmi. Është kuptimplotë një dialog i Nakos me të emën. Ajo e gjeti në një bazë ilegale të Tiranës dhe i tha:

Ç’të ka munguar mor bir?!

-Asgjë, luftoj që të mos u mungojë asgjë dhe të tjerëve.

Dhe rruga që zgjodhi i solli shumë të këqjia. I vranë të fejuarën Ramize Gjebrenë, e detyruan që të vrasë veten dhe më vonë i dënojnë dhe ish-gruan Liri Belishovën Të paktën këtë nuk e përjetoi. Një karakter impulsiv, cilësi të cilën e përmend dhe Enver Hoxha në shkrimet e tij. Një shpirt i trazuar si deti. “Deti” ishte dhe pseudonimi i tij i Luftës, kështu nënshkruante dhe shkrimet e tij publicistik , e vetmja trashëgimi e shkruar e mbetur prej tij.