Durrës, çel siparin Festivali i Filmit në ceremoni edhe “Shamikuqja”

486
Sigal

DURRES – Festivali ndërkombëtar i Filmit në Durrës çeli siparin e tij në një ceremoni mbresëlënëse në Amfiteatrin Antik të Durrësit. Në një skenë madheshtore ku Gladiatorët presin të rrëmbehen nga artistet më të mirë, mbremja e parë ka qënë një tribut për aktoren, regjisoren dhe shkrimtaren turke Turkan Soray, e njohur gjërësisht në rolin e Asijes në filmin e suksesshëm turk “Shamikuqja”.  “Jam shumë e lumtur që ndodhem midis jush sonte. Duhet të them që më gëzoi dhe më emocioni pa fund fakti që në vendin tuaj ndiqen kaq shumë filmat turq. Kur erdha isha shumë kureshtare për nisjen dhe mbarëvajtjen e këtij festivali, teksa duhet të shtoj se jam mjaft e impresionuar. Jam gjithashtu e habitur me mikpritjen e përzemërt të organizatorëve dhe dashamirësve të flimit. Arti dhe kultura janë një ndër elementët kryesor që bashkojnë njerëzit nga e gjithë bota. Kam dëgjuar se Shamikuqja është shfaqur prej disa vitesh në Shqipëri dhe është një film i shikuar, madje mësova se shumë shumë prindër u kanë vendosur vajzave të tyre emrin Asije” tha aktorja turke Turkan Soray. Aktorës me një performancë dhe sharm të spikatur iu dorëzua ‘Gladiatori i Arte i Karrierës’, nga deputeti Blendi Klosi. Ceremonia u çel nga aktori, Timo Flloko, ndërkohë që një përshendetje e veçantë iu rezervua Ministres se Kulturës Mirela Kumbaro, e cila theksoi se këto festivale që kombinojnë artin e kinemasë me trashëgiminë kulturore janë vlerë e shtuar për të gjithë shqiptarët, e jo vetëm për qytetarët e Durrësit. “Ministria e Kulturës dhe jo vetëm Ministrja e Kulturës së gjallë por edhe e trashëgimisë kulturore. Shoh me kënaqësi që arenat e trashëgimisë kulturore të cilat janë trashëguar në shekuj por janë po aq skena të artit bashkëkohor. E theksoj këtë moment sepse trashëgimia kulturore nuk është një natyrë e qetë të cilën duhet ta sodisim nga larg por është një pasuri që duhet ta mbrojmë edhe duke jetuar edhe duke i dhënë sot asaj frymëmarrje.” tha Kumbaro. Në përmbyllje u shfaq për publikun e shumtë në numër edhe premiera e filmit “Shamikuqja” në pelikul të restauruar dhe shume spektatore përfshi edhe protagonisten nuk i kane shpetuar nostalgjisë.