Durrës – Arrestohen vëlla e motër, shfrytëzonin të miturën për prostitucion

568
Sigal

Gazeta Telegraf/  Vëlla e motër nga Durrësi, kanë rënë në
prangat e policisë së Durrësit për shfrytëzim prostitucioni.
 

 


Specialistët e Sektorit për
Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të
informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë arrestimin e shtetasve
L.P. 17 vjeç, banues në Sukth dhe Malvina Skura 19 vjeçe, banuese në Durrës.

 

Policia thotë se shtetasit e
mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë
shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e
Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.

 

E mitura kryente marrëdhënie me
klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3 000-5 000 lekë.