Duro Mustafai: Çfarë dini për gjyshrit tuaj? 

1126
Sigal

NË NJË SHKOLLË TË TIRANËS , NJË PYETJE  PËR NIPRIT E MBESAT :

 Ajo ishte një mbledhje e rrallë dhe e veçantë edhe për ne gjyshrit, që ishim ftuar të dëgjonim si na njihnin  mbesat e niprit tanë, nxënës  shkolle. ”Çfarë dini për gjyshrit tuaj “?  Kjo  ishte pyetja që Hamideja, mësuesja energjike e pasionante,u kishte  dhënë që të përgjigjeshin, nxënësve të saj të klasës V-të  shkollës publike 9 vjeçare “Servete Maçi” të kryeqytetit.  Një temë e tillë, me karakter edukativ familjar e shoqëror , nuk di në se do jetë bërë objekt diskutimi edhe në shkolla të tjera, se do tja vlente shumë Të gjithë flasin për marrëdhënijet shkollë-familje dhe për raportet njerëzore  edhe ndërmet gjyshërve me niprit e mbesat.. Dhe po të  marrim parasysh diferencat në moshat, përvojat jetësore e nivelin arsimor e kulturor, kuptohet që janë marrëdhënie  të vështira, që duhen ndërtuar mirë, duke patur parasysh edhe parimet pedagogjike e psikologjike.  Ne  e dijmë çfarë ndjejmë  për niprit e mbesat, se shpesh themi : “Ata janë “mjalti i mjajtit”, por pak dijmë se çfarë mendojnë e sa na duan ata..Këtë të vërtetë e kupton më mirë, kur gjëndesh në një klasë shkolle, ku fëmijët flasin për njerzit e tyre të dashur, gjyshrit që adhurojnë e shpesh i kanë modele që i udhëheqin në jetë. Njëri pas tjetrit ngrihen e flasin  Gloria,Eni, Geidis, Sindi,Frenkli, Albi, Henri, Ernesti,Vaidia etj. Tek i shikojmë këta filiza të  filizave tanë që shprehin dashuri e mirënjohje për gjyshrit e tyre doemos që na ngjallin  gëzim e krenari ..Dhe i mirëkuptonim për emocionet që shfaqën  por çmuam vërtetësinë e fjalëve të tyre të thëna me sinqeritet e ëmbëlsi.. E para që u ngrit e foli ishte një  vajzë, që tha :

 “Gjyshin unë e kam si shokë, kështu më thotë shpesh ai, e kështu mendoj edhe unë.Ai s’ndahet nga mua, më çonë në shkollë e më merr nga shkolla. Çamta ime me libra rëndon shumë dhe atë e mban në shpinë gjyshi im . Mua më vjen keq se ai është i moshuar 😯  vjeçar.I lutem që çantën ta mbaj unë. Por ai më  thotë ti je e vogël, kur të rritesh do mbash gjëra të rënda. Pse, kaq e vogël qënkam unë?..”.. Kurse një tjetër do të thoshte se “Unë e kam gjyshin që më pyet për çdo gjë,  kërkon të dijë  për sjelljet e notat, për shokët e mi. Dhe përherë më këshillon si të studjoj e si të sillem. Gjyshi im është i rreptë  dhe…(Por, shoku që rrinte me të në bankë, ndërhyri) : “Jo, jo, mos thuaj që gjyshi është i rreptë, unë e njoh atë, ai si dhe gjyshi im nuk janë të rreptë , atsa janë  kërkues. E kjo  na ndihmon të bëhemi njerëz të mirë  në jetë“

Po ajo që të bënte të trishtoheshe ishin fjalët e një nxënësi tjetër. Ai iu drejtua shokëve :”Edhe unë kam pasur si ju ,një gjysh shumë të mirë. Por nuk e kam se para dy muajve është ndarë nga jeta.Dhe sa herë që e kujtoj trishtohem e tronditem( Këtu nxënësi fshiu me dore një pikë loti që nisi ti rrëshqas në faqe.) , por e mbajti veten e vazhdol të fliste ‘’ Unë gjyshin e kam pasur një mësues në shtëpi, më kontrollonte detyrat e klasës, shikonte notat, më këshillonte si të  sillesha në shkollë e në shtëpi.Ju shokët e shoqet e mi, jeni të lumtur, se i keni pranë gjyshrit, e ata të bëjnë të lumtur…”.

 Vetëm Ejona, një vajzë simpatike me një bishtalec të gjatë, lidhur me kordhele, nuk u ngrit të fliste, por nga vëndi do më pëshpëriste : “Po , pse vetëm gjyshrit tanë janë të mirë ? Të mira janë edhe gjyshet. Ato na mësojnë të flasim me edukatë, të mbahemi pastër, po na bëjnë edhe gjellë e ëmbëlsira të mira”.

Folën edhe të tjerël e sejcili shprente mirënjohjen për gjyshrit..

                                 ARTI I GJYSHËRVE

Është e vështirë të jesh gjysh i mirë, sidomos në kohën tonë të internetit e të përhapjes gjërsisht të të rejave të shkencës.Nganjëherë para tyre paraqitemi si  ata mësuesit që dijnë çdo gjë e harrojnë  se ka fëmijë që  dijnë  diçka  nga ato gjëra që ne nuk i dijmë. “Një nga mbesat e mia, më mësoj mua Kompjuterin, para disa vitesh kur isha 75 vjeçar, tha një nga gjyshrit që kish kaluar të 8O-tat.- “Më ka vënë në vështirësi nipi im, tha një tjetër gjysh , se  në çdo rast, nuk rri pa përdorur fjalët :”Faleminderit” dhe “Ju lutem”, Kur harroj, nipi ndërhyn, duke thënë ”Gabim, gjysh”. Kjo më ka bërë të jem i vëmëndshëm  edhe ndaj gruas e fëmijve e miqëve në përdorimin e këtyre fjalëve që shprehin mirënjohje dhe edukatë qytetare.. Por  fëmijtë e fëmijëve tanë,për të cilët themi se “janë mjalti i mjaltit” ,adhurimin për gjyshrit e shprehin në mënyra të ndryshme. Dhe,  edhe për  profesionin që proferojnë në jetë, shpesh  ndikohen edhe nga gjyshrit , sado që  sjellin edhe argumentimet e tyre. –“Unë e kam gjyshin inxjinjer nafte, që ka punuar  në vënde të vështira. Megjithëatë edhe  unë dua të bëhem inxhinjer nafte, si gjyshi im. Ai më ka thënë se në naftë “ka rroga të larta”.Kurse mbesa e një agronomi do na thoshte se i pëlqente të bëhej agronome nga që agronomët i japin gjelbërimin tokës, e mbushin vëndin me  limona, mollë, portokalle e zarzavate. Ky sinqeritet i fëmijëve s’ka si të mos vlerësohet..E këto mendime për jetën e profesionin zbulohen më tepër në ambjentin familjarë, në shtëpi , ku ballafaqohen marrëdhënijet midis dy brezave “të largët”, po edhe  aq të afërtë me njëri tjetrin.

                                               “GJYSHI I RRAHUR.”..

Në mjedisin  familjar lindin pyetjet e pikëpyetjet për jetën ,shkollën, familjen, lojnat, librat e filmat. Këtu duhet të duket mjeshtëria e gjyshërve për të qënë në një frontë të përbashkët edukimi me shkollën e shoqërinë jashtë shkolle.. Se në shkollë thuhet të mos përdoret dhuna e në shtëpi, ka raste që shkelet ky parim, ka raste që përdoret pëllëmba..

Harroet që fëmija është i ndjeshëm dhe lakohet si fidani i njomë. Po ai ka edhe dinjitetin e personalitetin e vet. Dhe mbi ta ne nuk duhet të shkelim, vetëm për faktin se fëmia është i pafuqishëm e nuk mund të vetëmbrohet. Por edhe gjyshrit janë të ndijshëm dhe e pësojnë nga çdo gabim i tyre. Se është i dhëmbshur gjaku i gjakut tonë. Diskutonim për këto raporte me mësuesit e shkollës .Dhe, nuk di si më erdhi ndërmend një poezi e Dritëro Agollit, me titullin: “Gjyshi i rrahur”, shkruar për mbesën e tij pesëvjeçare, Anën,.. Ja çfarë shkruan  poeti:

Ana e vockël më prishi e më grisi diçka

Dhe unë i hoqa shpejt një shuplakë.

Ana me vrap u fut në qoshe

dhe vetëm më la.

Dhe qau me dënesë e skuqur flakë.

I rrahur nga vetja dhe unë më pas,

Hyra në dhomë e s’dola andej sado që më pritën…

Ana e vockël ishte rrahur vetëm një çast,

Unë isha i rrahur vërtet tërë ditën.

Më bëri përshtypje të mirë fjala e  kryetares së bordit të prindërve të klasës, avukates së njohur,Gjystina Goleshi, që foli si të ishte edhe prind edhe mësuese e shkëlqyer.. Po edhe diskutimi i atij agronomit, që fëmijët i krahasoi me fidanat e rritur në një tokë të shëndetshme , por që të rriteshin të gjelbër e të shëndetshëm, u duhej shërbyer, krasitur plehruar e ujitur. Me këtë agronomi na thoshte të gjithëve edhe fëmijve por edhe gjyshërve, sidomos gjyshërve, që në se fëmijët nuk do ta kishin shëndetin që duhej, këtu mungonte  dora dhe kujdesi i agronomit..

-« KE FËMI TI ? – PUNO ME TA QË TË BËHEN SHQIPTARË »

Diskutimi i atij agronomit dhe krahasimi i fëmijve me fidanat e gjelbër të tokës, do më sillte në kujtesë një bisedë interesante me një prift arbreshë, në shtëpinë e Nermin Vlorës,mbesës së Ismail Qemalit, në Romë, në dhjetorin e vitit 1991…Ishte viti i largimit masiv të të rinjëve nga Shqipëria, për një jetë  më të mirë. Dhe sidomos  Italia ishte mbushur me të rinj emigrantë shqiptarë.. Këtu  pata takuar monsinjor Fortinon, priftin  arbëresh, që fliste një shqipe të kulluar. Dijetar,filozof, autor i shumë librave, ai të befasonte me kulturën e atdhetarizmin e tij. “Po largohen të rinjtë nga mëmëdheu,- më tha.-Po largohen fidanët, që gjelbërojnë tokën e japin fryte të mbara”.Në meshën e tij, në një nga kishat e Romës, monsinjor Fortino do të predikonte për Shqipërinë, për dashurinë e mirësinë e saj. Dhe mblidheshin aty bashkatdhetarët më 28 Nëntor të çdo viti. Po 28 Nëntori i atij vit, ishte i veçantë. Për herë të parë do të vinin në kishë, veç shqiptarëve nga diaspora, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia, edhe djem e vajza nga Shqipëria. Dhe, kur predikonte atë ditë, ishte tepër i mallëngjyer. “Është fara jonë, – më tha,- farë e shëndetshme, që në tokën tonë pjellore hedh rrënjë të forta e lëshon shtat të bukur. Është fara jonë”, -përsëriti, duke sjellë ndërmend ata qindra të rinj, që dëgjonin në heshtje meshën e tij. Dhe befas do më drejtohej me pyetjen : -“Ke fëmi ti ?. ..Gjeta rastin ti thosha se para një jave, kish lindur nipi im e për herë të parë isha  bërë gjysh”.. Prifti më buzëqeshi e më tha : “Puno që nipi yt dhe fëmijtë e tu të bëhen shqiptarë. E të mos largohen nga Shqipëria dse Shqipërinë e bukur do ta bëjnë shqiptarët, askush tjetër. Fjalët e Monsenjor Fortinos, më bënë të bje në mendime e të pyes, edhe sot e kësaj dite , sa punohet në familje e në shkollat tona për dashurinë ndaj atdheut , për ti bërë fëmijët tanë shqiptarë të vërtetë ? Mendoj se duhet punuar më shumë.

“Para se të hyja në këtë klasë, tha një nga gjyshrit, mendoja se mbesa ime ishte më e bukura, por tani shohë, se të gjithë djemtë e vajzat, janë të bukur. Dhe këta, me punën dhe shpirtin  e tyre të bukur do ta bëjnë të bukur edhe  Shqipërinë”…

      « RROKFELERI » ?!..

Biseda për gjyshrit  në klasën e asaj shkolle të Tiranës, trajtoi tema të ndryshme, por që në qëndër të tyre ishin marrëdhënijet gjyshër-nipër e mbesa..Nga  ky takim  lindin edher probleme që duhen shtruar e zgjidhur bashkarisht shkollë-familje. Se ndodh që shkolla edhe pse nuk i përket partive politike, por që nxënësit përfshihen në fushatat elektorale të partive dhe detyrohen të marrin pjesë në metingje… Shkolla në fgakt vepron e duhet të veprojë sipas parimeve pedagogjike, por ato nuk njihen nga familja. Dhe ka raste që gjyshrit, pa marrë parasysh moshën dhe nivelin arsimor të fëmijëve, u flasin atyre për politikën e ditës duke tërhequr vëmëndjen nga mësimet, ose u flasin për të shkuarën e largët, ose pjesëmarrjen e tyre në luftra, sikur të kenë përpara jo fëmijtë 1O-11 vjeçarë,po  të moshuar,burra ..Ose flasin për sistemet shoqërore në vënde të ndryshme të botës, duke lavdëruar njërin e kritikuar tjetrin, në mënyrë të pa kuptueshme, duke i çoroditur, shpesh edhe pa fjalorin e duhur, ndërkohë që    informime e shpjegime  të tilla u takojnë të rriturve. Dhe ndodh ajo që i ndodhi një mikun tim, që nipi e quajti gjyshin e tij “Rokfeler,”, pa i ditur kuptimin kësaj fjale…..

E kish bërë zakon miku im, që sa herë që e merrte nipin nga shkolla, do ta fuste në një lokal e do ti blinte lloj-lloi ëmbëlsira, çamçakiz e tjerë..Asnjëherë nuk ja prishi qejfin. Por një ditë ndodhi një e pa pritur.. Nipit i kish hipur në kokë të blinte aq shumë gjëra sa  nuk mjaftonin paratë. Dhe gjyshi i mërzitur,  i tha:

-Shiko këtu ti nipçe, unë s’kam aq para, sa të blej gjysmën e dyqanit,se jam pensionist…–Ke, ti, ke, se je Rrokfeleri…iu përgjigj nipi.

– Unë Rokfeleri ?Këtë po e dëgjoja për herë të parë nga goja e nipit tim. Dhe, s’më pati shkuar ndonjëherë në mendje, që mund të ma thoshte. Prandaj e pyeta:

-Po kush është Rrokfeleri, se unë nuk e di…-Rrokfeleri ? Është i pasur ai… Është ai, që ka para,i pi gjakun popullit,Vrisja mendjen, kush t’ia ketë mësuar të gjitha këto, vogëlushit?

E pyeta dhe ai, hazër xhevap, m’u përgjigj: -Xhaxhi Pertefi më ka thënë mua për Rrokfelerin.

Xhaxhi Pertefi, fqinji ynë, një burrë i bëshëm e njeri i qetë, i kish treguar djalit nga ato mësimet që bënim dikur në “Format e edukimit politik” dhe që ishin të detyrueshme. Në to, Rrokfeleri dhe të pasurit e tjerë paraqiteshin si hajdutë e gjakpirës, paçka se etjen për pasuri e kishim të gjithë. Bisedova me Pertrefin e ai më tha se kish bërë shaka, po shaka të tilla janë të hidhura.Sidoqoftë në ditët që do të vinin, jo vetëm Xhaxhi Pertrefi, po të gjithë ne bënim kujdes në bisedat me niprit.Dhe ata shpesh e ndjenin vetem mirë e na falënderonin.

Ja pse edhe atë ditë, në klasën e një shkolle të Tiranës, në një mbledhje krejt të veçantë,dëgjuam niprit e mbesat tona të flisnin me aq dashuri e mirënjohje për gjyshrit e tyre e ashtu, insiktivisht më erdhën në mëndje fjalët e Gëtes, që ka thënë :

“Lum ai që i kujton gjyshërit e vet dhe me mburrje i flet dëgjuesit për bëmat dhe madhështinë e tyre, pastaj, i qetë dhe i lumtur, sheh se edhe vetë,në ato radhë të shkëlqyera bën pjesë.”