Duket se mjekët kanë zbuluar kurën për sinozitin

Sinoziti është një inflamacion akut ose kronik i një nga hapësirave (seno) të parahundës.
Problemet me sinozitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë, është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve është kronikë deri në fund të jetës. 11 përqind e meshkujve në vendin tonë vuajnë nga sinoziti në mënyrë kronike. Sipas mjekëve specialistë, numri i tyre vjen në rritje çdo ditë, ndërkohë që shfaqja e sëmundjes është në forma të ndryshme. 60 përqind e femrave në vendin tonë vuajnë nga sinoziti.
Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Nga ana tjetër dhimbjet e kokës kanë edhe dy shfaqje të tjera, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë e një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalit, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Megjithatë kohët e fundit është zbuluar një metodë për kurimin e tij dhe kjo nëpërmjet një tablete që përdoret për tensionin e lartë në gjak. Sipas një ekipi mjekësh nga Universiteti i Masaçustes në SHBA, Verapamili mund të vijë në ndihmë. Verapamil Alkaloid-i përmban substancën aktive verapamil hidroklorid. Ky i përket grupit të barnave të quajtura bllokues të kanaleve të kalciumit. Verapamili e ndërpren futjen e kalciumit në muskulin e zemrës dhe në muskulaturën e murit të enëve të gjakut të cilat kanë nevojë për kalcium për kontraksionin e muskulit dhe për ngushtimin e enëve të gjakut. Ky bar e relakson zemrën dhe enët e gjakut, e zvogëlon sasinë e gjakut që pompon zemra dhe e zbret frekuencën e zemrës (pulsin).