Duke përjetuar Këngën Labe dhe këngën tradicionale Vlonjate

573
Sigal

Haxhi H. Dalipi

“Ky libër i dedikohet poetëve, këngëtarëve, valltarëve dhe instrumentistëve të Labërisë. Së bashku me ta, lartësuam vlerat më të mira të Këngës Labe.”

“Dua t’ju rrëfej një gjë shumë të bukur për anën dhe pretendimin cilësor të këngës labe. Sefer Memaj, në Brataj të Vlorës, këngëtar i shquar i këtij fshati me shumë begati, fshat i Selim Hasanit, i Mato Hasanit, i këngëtarëve dhe poetëve të shquar të Labërisë, më thoshte që uleshin tre vetë pranë oxhakut, dhe te dera e dhomës vendosnin një saç, dhe mbi të një fije bari. Ishin vetëm tre vetë. Nëse ajo fije bari do të tundej, ‘kënga na vente, zëri na vinte mirë’, më thosh! Nëse nuk lëvizte, do të thoshte që ‘nuk na vente kënga’. Këtë e solla si një shembull me shumë domethënie.