Duka i Kembrixhit: Jam bërë më i ndjeshëm tani që jam prind

552
“Të qenët prind më ka ndryshuar, tani jam bërë më i ndjeshëm”, kështu është shprehur Duka i Kembrixhit, duke pranuar se I ndohs të përlotet dhe të jetë më emotive se më parë. William, i cili është baba i dy fëmijëve, princit George dhe princeshës Charlotte, ka rrëfyer se kur je prind, bëhesh i vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është jeta.
Në një intervistë bashkë me të vëllain Harryn për “Ant and Dec”, William rrëfeu se sa shumë ka ndryshuar pasi u bë prind. “Jam shumë më i ndjeshëm nga sa kam qenë më përpara, çuditërisht.
Zakonisht nuk shqetësohesha për ndodhi të ndryshme. Ndërsa tani dhe gjërat më të vogla kanë ndikim tek unë; çdo gjë që ndodh edhe në vende të tjera të botës, më prek, ndoshta pikërisht për faktin se jam prind vetë.
Kjo ndodh pasi ti e kupton se sa e rëndësishme është jeta, dhe çdo gjë e sheh në perspektivën e së ardhmes. Ideja se mund të mos jemi më dhe të mos i shohim fëmijët se si rriten, apo të tilla gjëra.”
Princi George për disa javë do të nisë të shkojë në Kopësht, në Norfolk. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë bërë këtë zgjedhje dhe jo një Kopësht privat pasi, Kopshti Montessori ndodhet vetëm pak minuta larg shtëpisë së tyre, Anmer Hall, në Norfolk.
Sigal