Duhet të hani çokollatë rregullisht

548
Një studim thotë se konsumimi i rregullt i çokollatës është i lidhur me funksion më të mirë të trurit.

Hulumtuesit shikuan të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëparshëm, i cili ishte zhvilluar në New York, duke matur kështu konsumimin e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testeve të krijuara për të matur funksionin e tyre njohës. Studiuesit gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë në teste.

Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, që është i lidhur edhe me moshën.
Sigal