Dudije Cena fiton çmimin “Teen Miss Galaxy 2015”

566
Më 14 Mars në Bansko të Bullgarisë dhe pikërisht në “Green Life Ski & Spa Resort” u zhvillua nata finale e garës ndërkombëtare për fëmijë. Në këtë gare ishin të pranishëm mjaft pjesëmarrës nga shtete te ndryshme të botës, mes tyre edhe nga Shqipëria, Bullgaria, Franca, Hungaria, Afrika e Jugut, Kosova, Estonia, Brazili e të tjerë. Sidrita Sadikaj, drejtore kombëtare për Kosovën e Shqipërinë përsëri këtë vit kishte bërë zgjedhjen e duhur të fëmijëve të cilët përfaqësuan shtetin më të ri të Europës, Kosovën dhe Shqipërinë. Bukuroshja kosovare Dudije Cena, 16- vjeçarja nga Rahoveci përfaqësoi Shqipërinë. Ajo me shumë dwshirë dhe me plot emocion valviste flamurin e kombit shqiptar. 
Vajza kosovare u miqësua me të gjithë konkurentet e shteteve të tjera. Në natën finale Dudije Cena, përfaqësuesja e Shqipërisë fitoi çmimin: “Teen Miss Galaxy 2015”, princesha e parë dhe “Miss Agensi INTERSOUND”. 
Të dy konkurentet shqiptare që kishin përzgjedhur në këtë garë ndërkombëtare treguan talentin e tyre, paraqitën veshjet tradicionale të kombit tonë, ato u miqësuan me të gjithë konkurentet e tjerë, shkëmbyen dhuratat dhe adresat e tyre. Për gazetën “Telegraf” Sidrita thotë, ndër të tjera: 
“Kënaqësi pafund kur shikon brezin e ri duke valvitur flamurin e kombit shqiptar dhe flamurin e Kosovës në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare. Vërtet ndjehem krenare në mesin e përfaqësuesve të shteteve të tjera. Krenohemi për të ardhmen e kombit tonë. Në këto gara ne lartësojmë imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë. Suksese të tjera na presin. Faleminderit tëe gjithë stafit të “Little Miss & Mister Galaxy 2015” dhe sidomos për drejtoreshësn e përgjithshme z. Irina Papazova pëer mikpritjen dhe vlerësimin e punës sime dhe talentin e fëemijëve shqiptarë”.
Sigal