Dua të sfiloj ç’të keqe ka? Modelja marokene sfidon islamin

968
Ajo është e bukur me një shikim krenar dhe flokë të zeza. Aktualisht ezmerja Ahlam El Brinis është përzgjedhur në gjysëmfinalen e Miss Italia.
E lindur në Padova por me origjinë Marokene, bukuroshja do të ishte “ëndrra” e çdo stilisti për sfilatën e tij.
Megjithatë nuk është vetëm bukuria ajo që bën të flitet për të, shkak është bërë feja e saj myslimane, e cila nuk e lejon gruan të zhvishet.
Por Ahlam El Brinis ka theksuar se nuk është praktikante e fesë dhe për këtë arsye kanë nisur debatet në rrjete sociale, ku besimtarët praktikantë myslimanë e ofedojnë vajzën me origjinë nga Maroku.
Por ajo thekson: “Ndonëse më ofendojnë unë vazhdoj rrugën time, ku qëndron e keqja nëse dua të jem modele dhe të sfiloj. Unë kam mbështetjen e familjes time dhe kaq më mjafton”,-është shprehur vajza.
Bukuroshja, e cila ka studiuar për gjuhësi shprehet se ëndrra e saj është të punojë në paskuinta për të organizuar vente mode dhe sflilata. 
Sigal