Dua Lipa tregon jetën e saj në Kosovë për revistën prestigjioze “Rollingstone”: Mund të flisja shqip por …

1081
Sigal

Dua Lipa ka rrëfyer për jetë e saj dhe periudhën e kaluar në Kosovë, në një intervistë me revistën javore amerikane, “Rollingstone”. Në këtë intervistë, Lipa thotë se, duke u rritur, e mësoi më mirë se çfarë do të thotë puna. E lindur në Londër, ajo vjen nga një familje shqiptare nga Kosova që ishte larguar nga atdheu kur vendi ishte përfshirë në konflikt. Prindërit e saj ishin emigrantë në Britani të Madhe, të cilët “punonin në restorante dhe kafene”, thotë ajo.

“Ata punuan shumë, me të vërtetë shumë, dhe teksa po punonin, babai im vijoi shkollën për të marrë një diplomë biznesi, pastaj një master në gazetari, pastaj filloi të merrej me reklamime. Dhe, kur u transferuam në Londër nëna studoi për turizëm”.

Muzika e ka përcjell familjen Lipa falë babait të saj, i cili kishte kënduar në një grup kosovar të quajtur Oda.

“Ata [grupi Oda] bënin muzikë për argëtim,” thotë Dua Lipa, “por pastaj kishin realizuar një këngë vërtet të njophur të quajtur ‘Beso ne Diell’. Unë realizova një koncert në Kosovë dy vite më parë dhe vendosa që ta befasoj babanë dhe ta këndojmë bashkë këtë këngë. Ishte goxha surreale, sepse të gjithë në audiencë këndonin së bashku”.

Në adoleshencën e saj të hershme, Lipa ishte kthyer për të jetuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën: “Mund të flisja gjuhën, por nuk mund të lexoja e të shkruaja mirë, kështu që kjo lëvizje ishte dekurajuese – fëmijët e tjerë nuk bënin gabime drejtshkrimore në detyrat e shtëpisë, dhe jo vetëm kjo, por thjesht duke qenë vajzë e re në shkollë, pasi të gjithë kishin formuar miqësitë e tyre”.

Lipa do të rikthehet sërish në Kosovë, për të realizuar një koncert më 10 gusht të këtij viti.

r1308_fea_dua_lipa_father-279f31a7-479c-4f18-b6d8-1e44360d7464.jpg

maxresdefault_2.jpg