Dua Lipa shton një tjetër tatuazh në trupin e saj

547
Një kujtim i bukur nga Los Angeles.
Për mrekulli duket se po shkon turneu i koncerteve nëpër Amerikë i Dua Lipës. Por performancat live dhe duartrokitjet e publikut nuk janë të vetmet kënaqësi të artistes, e cila gjatë udhëtimit në Los Angeles është ndalur për një vizitë tek një tatuator me nickname-in SeanFromTexas. Ishte vetë Dua ajo e cila postoi një foto në Instagram Storie duke i bërë tag këtij të fundit. Me pak fjalë na la të kuptonim se i ka shtuar edhe një tjëtër tatuazh trupit të saj. Ku i dihet, ndoshta na e zbulon bojën e re në postimet e ardhshme!
Sigal