Dua Lipa “kapet mat” duke u puthur me DJ-in e njohur (FOTO)

586
A janë Dua Lipa dhe Martin Garrix më shumë sesa miq?

Këngëtarja 21-vjeçare shqiptare u dallua duke marrë një përqafim dhe një puthje të ëmbël në faqe nga DJ-i holandez 21-vjeçar, gjatë javës së kaluar (më 14 qershor) në Miami, të Floridas.
Dua dhe Martin bashkëpunuan për një këngë disa muaj më parë të quajtur “Scared To Be Lonely” dhe performuan bashkë në “The Tonight Show”. 

Dyshja u dallua me një grup miqsh në një “Starbucks” para se të hynin në një varkë së bashku.

Media “Just Jared” shkruan se, Dua Lipa nuk është parë prej kohësh me ndonjë të dashur të ri, që pas ndarjes nga modeli Isaac Carew në mars të këtij viti.
Në këtë pikë, është e paqartë nëse ata janë në një lidhje apo janë vetëm miq të mirë bashkë. Ndoshta pas këtyre fotove dikush e ka një përgjigje!
Sigal