Dritëro Agolli:Epoka që bën ministër gomarin

130

NJEREZIA DHE KANDARI

 

 Është një trastë plot me rrush.

 Sa rrush ka? Kush e gjen? Kush?

 Nja tri kile do të ketë.

 Jo , jo! Katër e përpjetë.

 Njëri: Pesë.

 Gjashtë, tjetri.

 Fjalën merr dhe më i vjetri:

 Jo kështu s’bëhet pazari!

 Sa rrush ka, e gjen kandari…

 

Nepotizëm

 

 Është parë s’është parë

 Vunë ministër një gomar

 

 Gjindja tha: Goxha ministër

 Me samar e me kapistër

 

 Ç’iu qep mezi, ç’iu qep kali…

 Eh, gomar, ç’të polli halli!

 

 Dhe kërriçi pret një qoshe

 Tok me pelën kuqaloshe…

 

 Por një cep kërkon dhe mushka

 Ndryshe zemërohet krushka

 

 Ne katund plasi debati:

 More, s’ngeli soj veshgjati!

 

 Flet me plak i muhabetit:

 Le t’i rrojnë, me nder qytetit!

 

 Se katundi pa gjë s’ngeli

 Boll janë: lopa, qeni, gjeli…

 

Dy majmunët dhe derrkuci

 

 Ishin ç’ishin, dy majmunë

 Me një sharre bënin punë

 “Sh, sh, sh” sharronin drunë

 

 Një derrkuc flinte aty

 U hodh njeri nga te dy:

 Uu, ç’djersë paska ky!

 

 Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:

 Eh, vërtet po na çudit

 Ne punojmë e ky djersit!…

 

Njeriu-mine dhe mina me sahat

 

 Një njeri me shpirtin sterre

 Qe gjithkund sajonte sherr

 

 Hasi minën me sahat

 “Uuu” rrëqethet thelle ne shtat.

 

 Ajo Ben: “tik-tak, tik-tak…”

 -Shpejt te iki, se pas pak…

 

 Porse mina ia kthen paq:

 Unë një herë bëj “bum” dhe aq…

 

 Eh, kjo botë qenka çudi!

 (Për çka them, qysh tash vë bast):

 

 Ka ca njerëz, ja si ti

 Që shpërthejnë orë e çast…