Dritëro Agolli: Qyteti me shumë qen

756
Sigal

Ky qytet ka ndofta mijra qen,
Veç rrugica ime ka dyzet!
Po mërzitem shumë e keq më vjen,
Se ka qen dhe s ka asnjë poet.
Ah, sikur nga qentë veç një qen
Për çudi të kthehej në poet,
Sinqerisht, o miqtë e mi, ju them
Sdo ta kishte shokun ky qytet!