Dritëro Agolli/ Jeta dhe vepra e kolosit të letrave shqipe, vjen e përmbledhur në një film dokumentar

504
Sigal

Veprën e Dritëro Agollit e njohin të gjithë!

 Tashmë mund të njohin edhe jetën e kolosit të letrave shqipe, e cila vjen e përmbledhur në një film dokumentar.

Një grup kineastësh, në bashkëpunim me ambasadën e Rusisë në Tiranë, dhe shoqatën ‘Devolli’, prezantuam në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, filmin dokumentar dedikuar jetës, veprës dhe figurës së shkrimtarit Agolli.

Një film që fjalën kyçe ka emocionin. Atë emocion që vetëm ajo, bashkëshortja e Dritëroit, Sadija, mund ta përcjellë me rrëfimet e saj. Një prej momenteve prekëse në filmin 60 minutësh, është takimi i shkrimtarit me djalin e tij, Arjanin, lindur nga martesa e parë që pati në Rusi.

Filmi nis me disa intervosta në rrugë, ku protagonistëve u lexohet nje strofë nga poezitë e Agollit. Identifikimin e kanë të thjeshtë, poezia është shkruar nga i madhi Dritëro.

Filmi dokumentar, vjen me rastin e 85 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, Dritëro Agolli.