Drejtuesit e mjeteve kanë rikthyer bllokuesit e timonëve

184
Çështja e “timonit” që po kërkon Edi Rama është bërë humor dite në çdo mjedis! Dje, pranë një kafeneje në qendër të Tiranës, më bëri përshtypje diçka që nuk po ndodh prej 5-6 vitesh. Qytetarët kanë nisur të parkojnë makinat edhe në vende publike, duke siguruar timonët me bllokazh! Nuk ishte një rast i vetëm, por disa të tillë. Dikush pyeti të njohurin e tij, që parkoi makinën dhe i bllokoi timonin: 

– Çfarë bën, pse e bllokon timonin? Drejtuesi i mjetit, iu përgjigj: 

– Kam frikë se vjen ma merr Edi, nuk e ke dëgjuar që ai ka dalë rrugëve dhe po kërkon timon, sa të ma marrë e ta blej të ri, më mirë po e siguroj?!