Drejtori i Teatrit, Ema Andrea ironizon Ramën

803
Aktorja Ema Andrea ka reaguar pas rizgjedhjes së Hervin Çulit në krye të Teatrit Kombëtar, ndërsa ka falënderuar ata që e mbështetën. Në reagimin e aktores nuk kanë munguar ironitë për kryeministrin dhe ministren e Kulturës. “Edhe pse i Zoti i shtëpisë dhe firmëtarja vendosën tjetër gjë në drejtim të Teatrit Kombëtar, u përulem me mirënjohje të gjithë kolegëve aktorë dhe artistëve të rinj e me eksperiencë, brenda dhe jashtë Shqipërie që mbështetën kandidaturën time! Falënderoj miqtë e mi që me këshillat dhe ndihmën e tyre konkrete i dhanë platformës së paraqitur nga unë, plotëri profesionale dhe mua më bënë të ndihem e lumtur që kam miq të vërtetë! Genci Fuga e Laert Vasili ju përshëndes e ju falënderoj që ndatë me mua këtë rrugëtim të shkurtër e ju uroj suksese në skenë! Destinacioni mbetet! Rrugët janë të ndryshme!”, shprehet Andrea në reagimin e saj. Ema Andrea ka qenë ndër aktoret më aktive për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit dhe projektligjin e ri për artin dhe kulturën, të hartuar nga Ministria e Kulturës. Dy ditë më parë, qeveria konfirmoi Hervin Çulin në krye të TK-së edhe për një mandate tjetër.
Sigal