“Drama e shprehjes”e Pirro Lolit, botim special i “Bota Shqiptare”

535
Sapo doli nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit Pirro Loli “Drama e shprehjes”. Libri përmban tridhjet ese dhe është botuar nga shtëpia e njohur botuese “Bota shqiptare”. Në thelb autori rreh probleme të mprehta estetike për letërsinë dhe procesin krijues. Libri është konceptuar në tri libra. Në të parën hidhet një vështrin eseistik për pesëmbëdhjetë autorë të njohur të letëesisë shqipe. Në librin e dytë Pirro Loli rreh probleme të një grushti poetësh dhe estetësh të rangut botëror duke u mbështetur në kryeveprat e tryre. Libri i tretë ka të bejë me një vështrim të ri të procesit krijues të letërsisë moderne. Në Parafjalën e librit (Nga poeti Stefan Martiko) lexojmë: Pena e Pirro Lolit i ngjan një shpate të mprehur mirë për një betejë jo të zakontë letrare. Ai shkon sa te Prusti te Xhojsi, te Kafka e Poe e tek autorë të njohur shqiptarë. Ai që ka në fokus letërsinë të cilën e sheh si pronë të mendjes njerëzore e cila duhet pushtuar. Ky krijues që si asnjë tjetër në letrat shqipe e le të hapur mendjen e vet për të gjykuar tërë botën letrare njësoj si Frymën e njeriut për të qënë përherë në pritje të prurjeve të reja letrare. Sepse letërsia si vlerë që atij i intereson mund të gjendet gjithkund, në çdo vend e popull, si një kumt i thellë njerëzor që i ka zhbërë kufijtë, për arsyen e thjeshtë se Njeriu mbetet përherë burim e pashtershëm i një letërsie që nuk le mendje pa pushtuar. Në këtë libër të ri të Pirro Lolit jo vetëm vëmendja ime por e çdo lexuesi mund të shkëndijohet prej këtyre zbulimeve të befasishme. Ai mbetet një truall i begatë i fjalës së lirë që ia del me sukses të zbulojë këta burime uji qoftë edhe në shkretëtirën më të etur. Dhe përmes labirintit të tij, ai ka vendosur të na i bëjë të njohura këto vlera me përulësinë e vet, që i ngjan një piedestali ku ai ngre tërë statujat e të tjerëve. Libri ka 350 faqe dhe kushton 1000 lekë. Shtëpia botuese “Bota Shqiptare”
Sigal