Drake zbulon lidhjen me Rihanën

580
Drake i ka zbuluar botës lidhjen e tij të përfolur me Rihanën. Këngëtari kanadez e puthi këngëtaren nga Barbadosi në momentin që po i dorëzonte çmimin “Michael Jackson Video Vanguard Award”, të dielën në mbrëmje. “Kam qenë i dashuruar me të që kur isha 22 vjeç”, tha Drake menjëherë pasi Rihanna përfundoi performancën e saj në “MTV Video Music Awards”. “Gjithmonë e kam ndjekur si shembull, edhe pse është më e vogël se unë. Është një legjendë e industrisë muzikore”, shtoi Drake para se ta puthte Rihanën, e cila u duk jashtëzakonisht e turpshme në ato momente.
Sigal