Dorina Gegici: Bukuria ka afat të limituar ! Inteligjenca është e pazëvendësueshme!

634

INTERVISTA/ Flet modelja Dorina Gegici: Jam single, nuk shoh mashkull ideal

Ajo dhe pse e re me famën që ka bërë, ka kontratat me firma prestigjioze jashtë vendit. Sukseset nuk e kanë dehur, por ajo ecën me ritmin e kohës duke kaluar nga suksesi në sukses. Për linjat e trupit nuk mban një dietë ekzakte, konsumon çfarë dëshiron, por pa e tepruar.

Nuk mendoni se keni nisur një rrugë të vështirë? A e keni familjen në krah?

 -Rrugë e vështirë, por e bukur. Në këtë rrugë duhet të kesh shumë përkrahje. Përveç familjes sime që kanë qenë shtysa e parë për mua, gjithashtu, ka qenë dhe një dëshirë e imja.

 -Cila ishte sfilata e parë që ju morët pjesë dhe si u ndjetë pas kësaj?

Sfilata ime e parë ka qenë në “Albania‘s Next Top Model 2” . Ku më tepër se një sfilatë ishte një konkurs mes vajzash

 -Në sa sfilata ke marrë pjesë dhe cilat kanë qenë vlerësimet ?

-E kam nisur punën si modele që në moshën 14 vjeçe dhe sfilatat që nga ajo kohë e deri me tani kanë qenë të shumta aq sa nuk mund të them një numër ekzakt. Përderisa vazhdoj të punoj ende si modele do të thotë që vlerësimet kanë qenë nga më të mirat.

  -A je ndjerë ndonjëherë keq në këto sfilata?

– Jo përkundrazi jam ndjerë mjaft mirë dhe mjaft e vlerësuar .

 -A ka hapësirat e duhura Shqipëria për modelet ?

-N.q.s je një modele e mirëfilltë dhe profesioniste edhe Shqipëria ka një treg pune, të paktën mua më ka ndihmuar të njihem dhe jashtë vendit. Kontratat e mia me firma prestigjioze jashtë vendit e dëshmojnë mjaft mirë këtë gjë. Duke mos lenë pa përmendur dy mbështetësit e mi kryesor që më kanë ndihmuar të jem këtu ku jam sot: Endrit Mertiri & Aurela Hoxha.

 -Cilat janë Top Modelet që ju keni më për zemër?

-Bianca Balti, Adriana Lima, Naomi Campbell, Angela  Martini, Emine Cunmulaj.

 Thuhet që modelet bëjnë një regjim të fortë ushqimi, pra dietë, a nuk kaloni në anoreksi?

 -Është e vërtetë që modelet duhet të kenë një regjim ushqimi, por jo ekstreme. Janë të rrallë rastet, kur një modele kalon në anoreksi, n.q.s mban një regjim ushqimor të rregullt dhe të aprovuar nga dietologu nuk mund të kalosh në anoreksi.

 -Cila është dieta juaj ditore?

 -Nuk kam një dietë ekzakte, thjesht konsumoj ushqimet e duhura, produktet bio, kjo më ndihmon shumë në mbajtjen e trupit tim në formën e duhur.

-A e shkelni regjimin ditor të ushqimit dhe në cilat raste?

 -Siç e përmenda më lart nuk mbaj një dietë ekzakte, konsumoj çfarë dëshiroj, por pa e tepruar.

-Një trup perfekt, keni menduar ndonjëherë për operacione plastike?

 -Nuk e kam menduar ndonjëherë nuk më duken të nevojshme tek trupi im.

-Keni menduar ndonjëherë për plazh nudo?

-Jo, nuk përfshihet në preferencat e mia.

-Rrobat e plazhit te preferuara?

-Patjetër që “Victoria Secret”

-A pini duhan dhe alkool?

-Jo, duhani nuk më pëlqen aspak, ndërsa alkoolin e konsumoj me masa të vogla në raste të rralla.

-A jeni e dashuruar dhe çfarë është dashuria për ju?

-Nuk jam e dashuruar dhe për këtë arsye nuk mund të jap terma të caktuara rreth dashurisë.

-Si e mendoni mashkullin ideal?

-Mashkulli Ideal ! Nuk besoj se ka shumë vërdallë për momentin! (Qesh) Për mua, ideal, një mashkull nuk e bën pamja e tij apo pasuria që ai zotëron, por sinqeriteti jo se këto dy të parat nuk janë të rëndësishme, principal është sinqeriteti e para që gëzon me veten pastaj me mua!!! Për këtë arsye vazhdoj të jem single akoma. (qesh)

-Pëlqen një mashkull të bukur, me para apo inteligjent?

Me paranë nuk blen lumturinë ! Bukuria ka afat të limituar ! Inteligjenca është e pazëvendësueshme.

  -A ka moshë ky profesion?

 N.q.s kujdesesh për trupin tënd gjithmonë ky profesion mund të zgjasë shumë. Njohim shumë modele që kanë një moshë të madhe, por që vazhdojnë të jenë ende të suksesshme.

 -Çfarë bëni në kohën e lirë?

-Në kohen e lirë kujdesem për pamjen time të jashtme, frekuentoj palestrën, qendrat estetike dhe më pëlqen të lexoj shumë librat jashtëshkollor.