Dorëzohen serbët: Kënga e re e Era Istrefit është “hit”

573
Duket se “Redrum” po merr të njëjtën famë si “Bonbon”. Kanë kaluar pak orë nga publikimi i klipit dhe menjëherë kënga ka shkaktuar reagimin e mediave të huaja. 
“MTV”-ja serbe i ka kushtuar një artikull këngëtares duke e quajtur që në titull “hit” këngën e re “Redrum”.
Në artikull përshkruhet Era si një artiste që me këngë shqip arriti të ketë sukses global. “Redrum” bën fjalë për një vrasje dhe Era e ka sjellë në versionin më të bukur. Fjalës “Redrum”, po t’ia kthesh shkronjat mbrapsht del “Murder”, që në anglisht do të thotë “Vrasje”.
Sigal