Ditëlindja e veçantë e Harry Styles

471
Harry Styles, ylli i ‘What Makes You Beautiful’ festoi ditëlindjen e tij në një vend privat në Malibu, Kaliforni mbrëmjën e së mërkurës.
Ish këngëtari i One Direction e kaloi gjithë natën më disa emra të njohur si Adele, Cuba Gooding Jr, Motley Crue, Cindy Crawford dhe Rande Gerber.
Një burim tha se ai e bëri natën e tij më speciale duke kënduar karaoke dhe duke pirë tekila.
“Harry dukej se po kalonte shumë mirë më një grup të vogël miqsh. Ata pinin dhe këndonin gjatë gjithë natës,” – tha burimi për DailyMail.
Gjatë mbrëmjes, Harry u pa dhe në shoqërinë e një vajze bjonde. Por qëndrimi i yllit që ka qenë përpara në lidhje me modelet Kendall Jenner, Cara Delevigne dhe Taylor Swift nuk ishte shumë i gjatë.

Sigal