“Dita e verës” po afron, po a e dini si gatuhen ballokumet e vërteta të Elbasanit?

1239
Ballokumet janë simboli i “Ditës së verës”.
Të gjithë shqiptarët ose më saktë shumica prej tyre më datë 14 mars udhëtojnë për në qytetin e Elbasanit pasi aty mund të gjesh ballokumet më të mira.
Mirëpo sot nuk janë më ato të dikurshmet pasi recetën e ndryshom cilësia e produkteve.
Megjithatë më poshtë keni recetën klasike të ballokumeve të vërteta.
Përbërësit:
1 kg miell misri
500 g gjalpë i freskët
8 kokrra vezë
Pak finjë zjarri
500 gr sheqer
Përgatitja: Të gjithë bërbërësit përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.
Sigal