Disa fakte interesante për Venecian

101

Karnavalet e Venecias janë karnavalet më të lashta në botë që lindën në fund të shekullit XI si një formë konkurrence mes aristokratëve se kush vishte kostumin më të bukur

Karnavalet e këtij viti nisën më 16 shkurt dhe përfundojnë nesër (e martë, 5 mars). Gjatë festimeve, Piazza San Marco tërheq gjithë vëmendjen me një vajzë të veshur si Columbina e Commedia dell’arte (Teatri i Rilindjes; rreth 1520-s, me tekste të improvizuara, ku mbizotëronte mimika dhe personazhet arketip si Arlecchino, Pulcinella, Pierrot, Pantalone etj).

Një ndër maskat më të famshme është “Medico della peste”, që i referohet epidemisë së murtajës në Europë. Asokohe, mjekët vishnin pelerina shumë të gjata dhe mbulonin çdo pjesë të trupit. Në fytyrë mbanin një maskë me sqep të gjatë e të kthyer.

Një ndër maskat më të famshme është “Medico della peste”, që i referohet epidemisë së murtajës në Europë. Asokohe, mjekët vishnin pelerina shumë të gjata dhe mbulonin çdo pjesë të trupit. Në fytyrë mbanin një maskë me sqep të gjatë e të kthyer.

Venecia është e përbërë nga 118 ishuj të vegjël, të lidhur mes tyre përmes një rrjeti prej 170 kanalesh dhe më shumë se 400 ura, ku 72 prej tyre janë private.

Kanalet përshkohen nga anije të vogla, varka, vaporë dhe gondola (varka tipike vendase, të ngushta dhe të gjata deri në 11 metra). Ka vetëm 400 gondolierë të licensuar që operojnë sot në Venecia. Për t’u kualifikuar, aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbarojnë një trajnim të gjatë dhe të kalojë një provim të vështirë.

Një tjetër detaj interesat: rrugicat. Udhëtimi në Venecia mund të rezultojë një aventurë e mirëfilltë, pasi rrugët janë jashtëzakonisht të ngushta e të koklavitura dhe mund të humbasësh sa hap e mbyll sytë.

Gruaja e parë në botë që arriti të diplomohej ishte nga Venecia, Elena Lucrezia Cornaro Piscopia (5 qershor 1646 – 26 korrik 1684)

Qyteti zhytet 1-2 milimetra çdo vit, ndërkohë që popullsia është ulur nga 120 mijë në 60 mijë banorë këto 50 vitet e fundit. Ekspertët mendojnë se ndoshta deri në vitin 2030, Venecia do të jetë një qytet-fantazmë, ku të vetmit që do të shkelin do të jenë turistët./ Anabel