Dionis Qirizidhi: Në vitin 1974 u godit për hermetizëm në poezi së bashku me Moikom Zeqo dhe Faslli Haliti

658
Sigal

Poeti dhe studiuesi Dionis Qirizidhi  shpallet “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë”

Dionisi lindi në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës. Sipas “Mjeshtrit të Madh” Bardhodh Gaçe, në fëmijërinë e tyre ai ishte një djalë i hijshëm, basketbollist i “Flamurtarit”,  i cili u diplomua për matematikë-fizikë. Por ai ishte dhe një poet i lindur. Jeta e tij është mbushur me krijimtari, aktivitete, studime.

Puna si mësues

Të gjithë nxënësit e tij dhe kolegët e kanë njohur si një intelektual me vlera, studiues, i sakrificës, i dashur, punëtor dhe i papërtuar. Pas përfundimit të studimeve ai u caktua mësues në Brataj, Kuç, Selenicë, Nartë dhe Llakatund. Të gjithë banorët e kësaj zone e mbajnë mend këtë mësues shembullor, i cili nuk kursente asgjë për tu dhënë nxënësve të tëra dijet e tij me shumë dashuri. Vetë lënda e tij ishte shumë e vështirë por ai me mënyrën e komunikimit, me mënyrën e shpjegimit, i bënte nxënësit që ti kuptonin shumë lehtë. Pas këtyre fshatrave ai transferohet në Llakatund ku la të njëjtat gjurmë dhe emër të mirë. Por krahas mësuesisë ai gjithmonë shkruante poezi, tregime dhe studionte për krahinat ku jepte mësim.

 Drejtor i Kulturës

Shkëputja nga mësuesia dhe kalimi në një sektor tjetër, atë të kulturës, i dha nj hov më të madh krijimtarisë së tij. Madje puna e tij tashmë kaloi në një plan më të dukshëm, më profesional. Emërohet Drejtor i vatrës së Kulturës në Llakatund, ku ishte rajoni i naftës në Vllahinë. Ky rajon njihej për puset e naftës dhe kërkimet e vazhdueshme në këtë fushë. Veprimtaritë e tij kulturore artistike në këtë Ndërmarrje kujtohen dhe sot. Ai me njohjet e tij, me pasionin e tij, ka bërë veprimtari të tilla që sot si vështirë se organizohen. Ishte kjo periudhë që ai nsi botimet në disa gazeta dhe revista letrare. Thuajse ishte i përhershëm në këto organe, aq sa u njoh së tepërmi ën rrethet letraro-artistike.

 Goditja për hermetizëm poetik

Poezitë e Dhionisit ishin jo vetëm artistikisht me nivel të lartë, por dhe filozofike. Ai ka një stil të veçantë, ku asnjëherë poezinë nuk e përhumbte mes zallamahisë së shumicës, por kishte ët theksuar frymën e  selektimit dhe të gjeografishtrirjes së tematikës. E lëmonte fjalën, e gjente detajin, e kërkonte hapësirën, e shtrydhte mendimin, e kapërdinte brengën. Poezia e tij kërkonte liri, dritë, larg cungimeve të kohës. Pikërisht kur ai pi ngrihej në nivele të lartë të poezisë, në vitin 1974 vjen dhe goditja. Partia vigjilonte ndaj poetëve të lirisë së fjalës, ndaj atyre që s’donin korniza ideologjike. Goditja vjen për hermetizëm poetik, një goditje që askush nuk e priste. Por ai nuk ishte vetëm. Partia vigjilente gjithmonë do të bënte kurban, që krijuesit të ishin brenda kornizave të saj ideologjike. Ai u godit në të njëjtën kohë me Thanas Dinon, Moikom Zeqon dhe Faslli Halitin.

 Dashuria për detin

I lindur buzë detit, ai e donte shumë detin, sikundër dhe e do. Me të kishte lidhur jetën, frymëzimin, freskinë e mendimit, shlodhjen mbrëmjeve të vona pas pune. Shkrimtari Fatos Arapi ka thënë një shprehje lapidar për të: Sa herë takoj Dionisin, ai më sjell pranë erën e Jonit dhe të portokallieve të Vlorës”.

 Lidhja me piktorët Kamberi dhe Jonuzi

 Dy piktorët e Popullit, Skënder Kamberi dhe Nestor Jonuzi ishin dhe mbeten miqtë e tij më të mirë të fëmijërisë por edhe të sotëm. Piktura për Dhionisin ishte shlodhje, argëtim, relaksim, frymëzim. Aq më tepër kur bëhej fjalë për pikturat e dy miqve të tij, për cilësinë e pikturave të tyre që i kanë kaluar kufijtë e botës. Pikturat e tyre ai i pëlqente edhe për nj fakt tjetër, pasi ata kishin shumë peizazhe dhe kompozime për Vlorën dhe detin e saj. Ai e do Vlorën, detin sa dhe vetë piktorët. Kurrë nuk rreshtëte duke u folur të pikturonin çdo detaj të saj. Në vitin 1979 ai ftoi për punë krijuese në Llakatund piktorin Nestor Jonuzi. Ishte viti 1979. Për tre muaj i frymëzuar nga ai vend i bukur, Nestori bëri aq piktura sa për një ekspozitë. Pikërisht në këtë fshat e hapi ai ekspozitën e titulluar “Nga jeta në bujqësi”. Ishte e para ekspozitë ën Shqipëri që promovohej në një fshat. Jehona ishte e madhe falë dhe mënyrës së menaxhimit të Dionisit. Madje vetë piktori Nestor Jonuzi pati deklaruar se ajo ishte ekspozita më e madhe e tij në atë periudhë.

 Në emigracion në Athinë

Edhe Dionisin e rrëmbeu vala e madhe e emigracionit. Si shumë intelektual të tjerë ai mori rrugën e madhe të mërgimit për në Greqi. U vendos në Athinë. Këtu hapësirat e tij për studim ishin të mëdha. Arkivat greke ishin të pa eksploruara për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ndër shumë botime të tij në këtë kohë ishin monografia “Ismail Qemali” dhe “ Bajroni dhe shqiptarët”. Dy libra që janë ndër më të diskutuarit nga kritikët. Por ai studioi shumë dhe Seferisin por dhe jetën e Ali Asllanit kur ka qenë ambasador në Athinë dhe lidhjet e tij me Ali Dinon. Personalisht në gazetën Telegraf  kam mundur të botoj shumë shkrime historike të tij për figura të shquara shqiptare që njiheshin më shumë në arshivat greke se tek ato shqiptare. Njëkohësisht ai ka botuar dhe shumë shkrime për arvanitasit dhe për arbëreshët dhe figurat e tyre historike.

 Buronjat

Ky është vëllimi poetik i cili është gati ëpr botim, më sqaron Prof. Bardhosh Gaçe. Janë poezi që i dedikohen buronjave, ose burimeve të fshatrave të lumit të Vlorës ku ai ka punuar. Poezi që ka një frymëzim të veçantë.

 Tittulli

 Më datën 3 qershor 2014, në pallatin e Kulturës “Labëria”, Vlorë, në prani të qindra intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve, sportistëve, njeërzve të artit, piktori i Popullit Nestor Jonuzi i dorëzoi vëllait të Dionisit  vangjel Qirizidhi, ( në mngesë të Dhinisit për arsye shëndetësore, i cili jeton në Athinë), titullin e alrtë “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës” dhënë nga Qarku i Vlorës.  Ky titull Dhionisit ju akordua  për veprimtarinë e shquar kulturore-artistike si dhe të studimeve në fushën e historisë. Ndërsa më datën  14 qershor një grup krijuesish shqiptarë në Athinë, me nismën e të dërguarit të Qarkut Vlorë, z. Agron Xhaho, shkuan në shtëpi dhe i dorëzuan titullin e lartë në prezencë të familjes. Pirro Koka, Koçi Ndini, Nase Jani, Novruz Abilekaj, ishin në grupin e dorëzimit të titullit në prezencë të familjes bashkëshortes Eli, fëmijëve dhe vëllezërve Spiro dhe Thanas Qirizidhi.  Dionisi në karrocën e invalidit, përjetonte çaste shumë prekëse duke i parë me lot në sy miqtë e tij që nuk e kishin harruar kurrë. Por dhimbja ën këtë rast u mposht nga gëzimi dhe krenaria që të japin vlerësime të tilla.