Dilaver Goxhaj/ Historiku i valëve televizive shqipatre për Kurveleshin

728
Sigal

Llambi Gegprifti dhe Tahir Minxhozi ishin nismëtarët e ngrtijes së antenës

Ja se si e nis bisedën Diftir Hysi. Ishte muaji Qershor i vitit 1976. Bashkë me Llambi Gegpriftin dhe Tahir Minxhozin ishim të deleguar në konferencën e partisë për korpusin e Gjirokastrës. Gjatë diskutimeve atyre u tërhoqi vemendien diskutimi i një oficeri rezervist nga fshati Golëm dhe, në pushim më pyetën, midis të tjerave, shprehën kuriozitetin për Golëmin, sidomos për batutat e tyre. Unë, edhe ta kisha ëndëruar këtë rast besoj se nuk do të më kish shkuar mendja. Kisha qenë shpesh herë në fshatin tim, pasi atje kisha motrën dhe, sa herë që ulesha e bisedoja me bashkëfshatarët e mi, biseda vente nga vente dhe gjithmonë kthehej tek pamundësia e shikimit të TVSH nga bashkfshatarët e mi golëmas. Ky ishte shqetësim edhe për fshatrat e tjera të Kurveleshit të Sipërm, por edhe për ato të zonës së Kardhiqit. Ndaj dhe menjëherë iu thashë se do të ishte më mirë që të shkonim në fshat dhe ta t’i njihnin nga afër golëmasit dhe humorin e tyre, të cilët në atë periudhë dalloheshin për një ecuri të mire edhe në të gjithë sektorët jetësorë të kooperativës “Partizani”, në raport me fshatrat e tjera të saj. Pas një hezitimi, më në fund arrita t’i bind dhe pranuan se, ditën që do të mbaronte konferenca do të shkonin një vizitë disa orëshe dhe të uleshim e të bisedonim me golemasit, atje, në fshatin e tyre.

E thirra diskutantin dhe i dhashë një copë letër dore për nipin tim, Nuri Likën, që të përgatiste një darkë për rreth 25-30 veta, me shpenzimet nga oborri personal i tij, të cilat do t’ia kompesoja unë kur të mbrija në fshat. Ndër porositë ishte edhe ajo që të porosiste ndonjë prej fshatarëve që, në bisedën me miqtë që do të vinin, të ngrinte edhe çështjen e mungesës së marrjes së TVSH nga televizorët në fshat, si dhe më e pakta të therrte dy bagëti të imta, ngaqë do të shkoja me dy shokë me funksione të larta.

Në Golëm

Të nesërmen, aty rreth orës 16.00, u nisëm për në Golëm. Tek rrapi në mes të fshatit u grumbulluan pothuaj shumica e burrave që ndodheshin në fshat, pasi pjesa dërmuese e tyre ishin maleve me blegtori. Pasi mbaroi biseda, nipçia im na ftoi për një kafe nga shtëpia e tij, duke marrë me vete të gjithë ata burra që ndodheshin prezent në takimin spontan, në mes të fshatit. Porsa u ulëm në oda, menjëherë, në vend që të na vinte kafeja, u shtruan mezetë me mish. “Sikur nuk e kishim kështu, apo jo, o Diftir”, m’u drejtuan mua Llambi dhe Tahiri. Epo, çfarë t’i bëj unë nipit, jo më kot andej nga është shoku Tahir thonë që vetëm nipi qetë pushkë për dajon, u përgjigja unë. Ja që na vuri para një fakti, shoku Llambi, ndaj dhe do ta ndëshkojmë sipas zakonit të fshatit, me disa dopjo raki… Dhe filloi kënga e muhabeti, shakatë dhe bejtet, ashtu siç e kanë zakon golëmasit, diçka e vacantë që i dallon ndër fshatrat e tjerë. Gjatë vendosjes së mezeve, si në pjatën e Llambit edhe në atë të Tahirit mikëpritësit kishin vendosur nga një bisht qengji që, sips traditës, ështe respekti më i madh që bëhet për mikun. Kjo do të thoshte se për golëmasit e mbledhur në atë trapez edhe Llambi edhe Tahiri, për ata ishin të barabartë, pavarësisht se njëri ishte zevendës ministër i mbrojtjes dhe tjetri sekretar i komitetit të partisë së asaj ministrie; njëri kandidat i byrosë Politike dhe tjetri antar i  Komitetit Qëndror dhe partizan i vjetër. Ata të dy e vunë re një gjë të tillë dhe përsëri m’u drejtuan mua se pse ky dallim në raport me të tjerët. Mirëpo nuk arrita unë që ta shpjegoja këtë “dallim”, pasi ndërhyri menjëherë Arif Nikolli, duke  thënë: “Ju faleminderit shoku Llambi e shoku Tahir që begenisët dhe erdhët në Golëmin tonë malor. Së dyti, jo që erdhët me makinë, por edhe në këmbë e zbathur të kishit ardhur, do të kishit bërë shumë mirë. Ua themi këtë, sepse, duke ardhur në mes tënë do të na njihni e do t’u njohim, ndryshe nuk na hidhnit dotë në luftë, edhe pse kemi dëgjuar për ju e ua dinim emërin, por vetëm emërian ama. Nashti që na erdhët dhe na patë e u pamë dhe denjuat të na hani edhe bukën, nashti na kini gati, kur të dojë atdheu. Ndaj dhe ua bëmë këtë nder”. Dhe u ngrit shëndeti për miqtë.

Pasi u këndua edhe kënga për dëshmorët e fshatit Golëm, Siri Islami kërkoi leje të mirëseardhte edhe ai miqtë, i cili, midis të tjerave tha: “ Një gjë duam nga ju të dy miqtë, por në mënyrë të veçantë nga ju shoku Llambi, si i pushtetit që jini. Meqenëse këtë vit kemi kongresin e 7-të të Partisë edhe ne golëmasit kemi dëshirë ta shikojmë në shtëpitë tona e të mos ikim në Mashkullorë e Gjirokastër për ta parë, apo të presim vetëm gazetën, edhe pse televizorë ka pothuaj I tërë fshati ynë, por ja që televizorin shtetëror tonin nuk e shohim. Po mundët të na siguroni një reperditor, atëherë do të na shpëtoni jo vetëm ne golëmasit, por tërë krahinën…”

Dhe shoku Llambi, pasi e dëgjoi me vemendie u premtoi golëmasve të pranishëm në atë darkë modeste se do të interesohej në instancat më të larta shtetërore për t’ua plotësuar atë kërkesë të domosdoshme, me bindjen se do ta dëgjonin, duke më thënë edhe mua që ta kujtoja me të mbritur në Gjirokastër, por edhe në Tiranë.

Të nesërmen, pasi mbaruam punën për të cilën kishim shkuar në Gjirokastër, para se të niseshim për Tiranë, shoku Llambi thirri  shefin e ndërlidhjes së korpusit, inxhinjerin Mufit Boçari dhe  i la për detyrë të studjonte terrenin dhe të përcaktonte pikën më të përshtatëshme për vendosjen e reperditorit televiziv nga të mund të merreshin valët televizive të TVSH prej të gjithë fshatrave të Kurveleshit të Sipërm dhe ato të zonës së Kardhiqit. Nuk kaloi shumë ditë dhe inxhinjeri ktheu përgjigje se pika më e përshtatëshme ishte ajo në majën më të lartë të malit Shenjepremte të Golëmit.

Kur u kthyem në Tiranë, Llambi gjeti momentin dhe kontaktoi me drejtuesit e RTSH, duke u interesuar nëse kishin ndonjë reperditor të pa shpërndarë. Dhe ata i treguan se kishin vetëm një të tillë, rezervë, por nuk mund ta jepnin pa nënshkrimin dhe porosinë e zevendës kryeministrit të asaj kohe, Adil Çarçani. Pasi kontaktoi në telefon edhe me shokun Adil, e lanë që ta bisedonin në zyrën e tij. Shoku Adil hezitoi mjaft, por pas shumë ndërhyrjesh të shokut Llambi më në fund u “dorzua” dhe e nënshkroi urdhërin për t’ia çuar reperditorin Gjirokastrës me porosi verbale që t’i çohej fshatit Golëm. Unë, vijon Diftiri, njoftova menjëherë ekonomatin e kooperativës, Myftar Demën, që ta ndiqte këtë problem, duke ardhur në Tiranë me mjetin përkatës dhe ta merrte e ta çonte reperditorin në Gjirokastër. Dhe kjo u krye shumë shpejt Mirëpo, të nesërmen e mbritjes së reperditorit në Gjirpkastër dhe pastaj në Golëm, Myftar Dema më njofton në telefon se komiteti partisë i Gjirokastrës nuk pranonte ta dërgonte reperditorin në Golëm, pasi i kishin premtuar Dropullit, si zonë me përparësi ngaqë ishte zonë minoritare. Kjo qe një pengesë serioze. Përsëri na u desh që të kërkonim ndihmën e shokut Llambi dhe pas një jave u arrit që të çeleshin fonde nga qeveria e të blihej edhe një reperditor tjetër për Dropullin dhe, ai reperditor që kish shkuar të dërgohej në Golëm. Menjëherë shkuan specialistët përkatës nga RTSH dhe nga Gjirokastra dhe kështu që reperditori u vendos dhe funksionon edhe sot e gjithë ditën.

03.07.2014