Dhjetë miliarderët e klubeve

553
Sigal

Nga njeriu më i pasur në botë, meksikani Karlos Slim, tek rusi Roman Abramoviç

 Miliarderët kanë gjithçka që u duhet, kanë pasione të mëdha, dhe shuëm prej tyre lidhen edhe me sportin. Nuk mund të mungojë në këtë listë njeriu më i pasur në botë, meksikani Karlos Slim, me një pasuri prej 73 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”. Në këtë listë janë pronarë apo aksionarë klubesh që kanë në “xhepat” e tyre jo më pak se 10 miliardë dollarë.

  1. Karlos Slim

(Club Pachuca dhe Club Leon)

73 miliardë dollarë

 Karlos Slim është njeriu më i pasur i planetit (2010-2013), me një pasuri prej 73 miliardë dollarësh. Ai është Presidenti i kompanive telefonike “Telmex” dhe “Amerika Movil”. Ai bleu në Meksikë grupin “Pachuca” që kishte aksione në dy klube: Club Leon and Club Pachuca.

 2. Amansio Ortega

(Deportivo La Coruna)

57 miliardë dollarë

 Amansio Ortega është njeriu më i pasur në Spanjë dhe zotëron midis të tjerash kompaninë e modës, të njohur për prodhimit e linjës “Zara”. Ortega është bashkëpronar i klubit Deportivo La Korunja.

 3. Xhorxh Soros

(Manchester United)

19.2 miliardë dollarë

 Edhe pse është i njohur më shumë për fondacionet e tij dhe për aftësinë për të fituar para pa fund, Xhorxh Soros zotëron 7.9% aksione te një prej klubeve më të famshën në botë, Mançester Junatid.

 4. Alisher Usmanov

(Arsenali)

17.6 miliardë dollarë

 Alisher Usmanov e bëri pasurinë e tij përmes minierave, por ai zotëron edhe disa prej televizioneve më të njohura në Rusi. Ai zotëron 21% të aksioneve të Arsenali, duke qenë një prej vendimmarrësve kryesorë.

 5 Lakshmi Mital

(Queens Park Rangers)

16.5 miliardë dollarë

 Lakshmi Mital ëshë Presidneti i një prej kompanive prodhuese më të madhe të çelikut në botë, “Arcelor Mittal”. Ai është aziatiku më i pasur në Angli. Zotëron 32% të aksioneve të Queens Park Rangers.

 6. Rinat Akhmetov

(Shakhtar Donetsk)

15.4  miliardë dollarë

 Rinar Akhemetov është Presidenti i “Capital System Management”. Në vitin 1996 ai u zgjodh presidenti i klubit ukrainas Shakhtar Donetskm, duke invetuar fuqishëm. Në vitin 2009, Shahkatari fitoi Kupën UEFA.

 7. Fransua-Henri Pinault

(Renes)

15 miliardë dollarë

 Fransua Henri Pinault është shefi ekzekutiv i “Kering”, një kompanie shumëkombëshe. Ai zotëron kompanitë popullore të modës si “Saint Laurent Paris”, “Gucci”, por dhe klubin e futbollit Stade Rennais.

  8 Paul Allen

(Seattle Sounders)

15 miliardë

 Paul Allen njihet më shumë si bashkëthemeluesi i kompanisë së famshme “Microsoft Corporation” së bashku edhe me Bill Gejtisn. Por, ai ka në zotërim klube të tilla si Seattle Seakhaëks dhe  Seattle Sounders.

 9 Xho Fredriksen

(Valerenga)

11.5 miliardë dollarë

 Xhon Fredirksen akumuloi pasuri nga anijet dhe karburantet. Ai është i njohur si njeriu më i pasur në Norvegji. Ai zotëron klubin Valerenga, një prej ekipeve futbollistike më të famshme në vendin nordik.

  10. Roman Abramovich

(Chelsea)

10.2 miliardë dollarë

 Roman Abramoviç është njeriu i pestë më i pasur në Rusi dhe i 50-ti në botë, por ai njihet ndoshta më shumë si pronari i Çelsit, me të cilin ka fituar 11 trofe qysh kur rusi nisi të investonte në klubin anglez.

Dejvid Bekham blen shtëpi 50 milionë sterlina

 “Beckhingham Palace” transferohet në Londër. Ish-ylli anglez i futbollit, i cilinë karrierën e tij ka luajtur me Mançester Junaitid (Angli), Real Madrid (Spanjë), Los Anxheles Galaksi (SHBA), Milan (Itali) e Paris Sën Zhermen (Francë), ka gjetur më në fund rezidencën e ëndrrave të tij në kryeqytetin anglez, atje ku ka vendosur të jetojë me familjen e tij. Ndodhet vetëm dy hapa nga pallati mbretëror “Kensington Palace” dhe ka një vlerë prej 50 milionë sterlina. Ndertësa ka pesë kate dhe disponon të gjitha opsionet e mundshme (pishinë, sallë masazhi, parking nëntokësor, sallë kinemaje, super kuzhinë). Pallati ka dhe një vend të sigurt, ku mund të strehohet familja në rast  rreziku. Ish-“Beckhingam Palace” u shit për 11.2 milionë euro, dhe në raport me shtëpinë  e re të Bekhamëve kishte vetëm një park më shumë, ndërkohë ish-kapiteni i Anglisë kishte ndërtuar një fushë me bar sintetik. Legjenda e futbollit anglez, Dejvid Bekham, mban një rekord botëror përsa u përket tatuazheve për njerëzit e sportit. Ish-kapiteni i Anglisë ka 32 të tilla, por atij nuk i vjen aspak keq që i ka bërë ato. Ish-futbollisti i Mançester Junaitid, Real Madrid, Los Anxheles Galaksi, Milan dhe PSG tha: “Kam 32 dhe nuk më vjen keq për asnjë prej tyre. Të gjitha kanë një kuptim, dhe kur ato kanë një të tillë juve nuk duhet të ndiheni kurrë të penduar për atë”. Çifti Dejvid-Viktoria kanë katër fëmijë: Bruklinin, 14; Romeon, 10; Kruzin, 8, dhe Harper 1. 37-vjeçari ka një tatuazh të veçantë për secilin nga katër fëmijët e tij dhe ai këmbëngul se ato janë “favoritet” e tij. Nuk mungojnë në tatuazhet e Bekhamit shkrimet kineze, mesazhet kristiane.

 Rajan Gigs dhe Mançester Junaitid

 Rajan Gigs e ka vendlindjen e tij, Kardifin, në moshën shtatë vjeç për t’u vendosur në periferi të Mançesterit, në Suinton, për shkak të transferimit të babait të tij në ekipin lokal të regbisë. Dy vjet më pas, ai u ndoq nga një rekrutues i Mançester Sitit, Denis Shofield, që e mori nën mbrojtjen e tij. Por, megjithatë, ishin rivali Mançester Junaitid që e bëri të tij kur ai ishte 14 vjeç. Ishte vetë Aleks Fergusoni që besoi shumë të uellsiani i ri, duke e bindur atë të vinte te “Djajtë e Kuq’. Disa ditë më parë, ai kishte realizuar tre gola në një ndeshje testuese duke u habitur të gjithë. Në mars të vitit 1991, Rajan Gigs luajti për herë të parë në kampionatin anglez në moshën 17 vjeç. Disa javë më pas, ai u përfshi në formacionin titullar në “Old Traford”… përballë Mançester Junaitid. Qysh atëherë, numri 11 i Mançesterit ka hyrë në legjendat e klubit. Është ai që i lojtari me më shumë trofe në historinë e “Kuqe e zinjve”. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 34 trofe me Mançester Junaitid, prej të cilëve 13 tituj kampionë, çka e bëjnë atë lojtarin më shumë të titulluar në historinë e futbollit. Ai është që nga viti 2008, lojtari që ka diskutuar më shumë ndeshje me fanellën e Mançester Junaitid. Deri në fund të sezonit 2012-2013 ai numëronte 941 ndeshje.