Dhjetë lojtarët më të shpejtë në botë

62

Lista është hartuar nga FIFA. “Leopardi” nuk është Kristiano Ronaldo, por Antonio Valencia

FIFA ka hartuar një listë të dhjetë futbollistëve më të shpejtë në botë, të atyre që bëjnë diferencën e lënë mbrojtësit metra të tërë pas, fitojnë duele ta pabesueshme shpejtësie. Dy futbollistë janë nga Reali i Madridit, Garet Bejl dhe Kristiano Ronaldo; dy nga Bajerni i Munihut, Arjen Roben dhe Frenk Riberi; dy nga Barcelona, Lionel Mesi dhe Aleksis Sançez dhe po dy nga Mançester Junaitid, Uejni Runi dhe Antonio Valencia, me këtë të fundit që është dhe lojtari më i shpejtë në botë, duke fiksuar kohën prej 35,1 km në orë. Shifër marramendëse!

 1 – Ekuadoriani Antonio Valencia është “leopardi” i futbollitëve. Lojtari i Mançester Junaitidn arrin deri në 35,1 km në orë.

 2 – Garet Bejl, uellsiani i Realit të Madridit, është lojtari i dytë më i shpejtë: 34,7 km në orë.

 3 – Aaron Lenon i Totenhemit në kampionatin anglez ka regjistruar shpejtësinë e 33,8 km në orë.

 4 – Kristiano Ronaldo, ylli i Realit të Madridit dhe fitues i “Topit të Artë” vrapon deri në 32,8 km në orë.

 5 – Teo Allkot, i mbiquajtur “raketa” i Arsenalit shkon deri në 32,7 km në orë me shpejtësinë e tij.

 6 – Edhe pse shtatvogël Lionel Mesi i Barcelonës është një vrapues i shpejtë: 31,3 km në orë.

 7 – Sulmuesi Uejni Runi i Mançester Junaitid arrin deri në 31,2 km në orë me shpejtësinë e tij.

 8 – Mesfushori francez i Bajernit të Munihut vrapon me një shpejtësi prej 30,7 km në orë.

 9 – Arjen Roben, holandezi i Bajernit të Munihut mund të vrapojë me një shpejtësi 30,4 km në orë.

 10 – Aleksis Sançez, Barcelona. Kiliani ka një shpejtësi që arrin deri në 30,1 km në orë.