Dhjetë fakte intriguese për Lionel Mesin

764
Sigal

“Pleshti” argjentinas i Barcelonës e firmosi kontratën e tij të parë në një mbulesë tavoline

Lionel Mesi është lojtari më i mirë në botë aktualisht, dhe padyshim një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Ylli argjentinas i Barcelonës e ka fituar katër herë “Topin e Artë” (2009, 2010, 2011, 2012(, që jepet nga FIFA dhe “France Football”, më shumë se kushdo tjetër dhe mban një sërë rekordesh individuale në futbollin elitar. 26 vjeçari është kapiteni i Argjentinës. Në moshën 24 vjeç, Mesi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Barcelona në kompeticionet e klubit. Në moshën 25 vjeç ai u bë lojtari më i ri në moshë në La Luga që shënon 200 gola. Mesi ka fituar gjashtë kampionate në Spanjë, dy Kupa të Mbretit, pesë Superkupa të Spanjës, tre Liga të Kampioneve, dy Superkupa të UEFA dhe dy Botërorë Klubesh. Gjithsesi, në specialen e sotme janë sjellë disa fakte intriguese të karrierës së “pleshtit” argjentinas.

 1.Kontratë në një mbulesë tavoline

 Një here e një kohë, drejtori sportiv i Barcelonës ishte Karles Reksah, dhe ai shpesh është konsideruar si njeriu që “zbuloi” gjeniu e ardhshëm Lionel Mesi. Ai ishte aq këmbëngulës për të siguruar shërbimet e Mesit për Barcelonën, ai nuk dëshironte aspak t’i shpëtonte mundësia për të nënshkruar me të, pavarësisht se i mungon letra tip që shërben për kontratën, pra më firmën dhe vulën e Barcelonës. Ai improvizoi një mbulesë tavolinë, për të nënshkruar kontratën me Mesin.

 2. Më shumë gola ndërkombëtare në një vit

 Lionel Mesi është një nga dy lojtarët që kanë shënuar 25 gola ndërkombëtarë në një vit kalendarik. Ai e ndaj këtë rekord me anglezin Vivian Vuduard, i cili po ashtu kishte shënuar 25 gola në një vit në fillim të shekullit të 20-të. Mesi është kritikuar shpesh për performancën e tij për Argjentinë, në raport me atë që ai jep për Barcelonën, por kjo kritikë sigurisht i bën të heshtin kritikët.

 3. I vetmi që ka fituar tri “Këpucë të Arta”

 Lionel Mesi është futbollisti i vetëm në histori që ka fituar tri “Këpuca të Arta” europiane. “Këpuca e Artë” jepet çdo sezon për golashënuesin më të mirë të gjitha kampionateve më të mira në ligat europiane. Kur je mendoni për të gjithë ata emra legjendarë që kanë fituar nga dy herë, të tillë si Tieri Henri, Kristiano Ronaldo, Eusebio dhe Gerd Myleri, është gati një testament për Mesin, që e ka fituar tri herë atë në vetëm katër sezonet e fundit.

 4. Klauzolë 250 milionë euro prishje kontrate

 Nëse ndonjë klub i madh dhe i fuqishëm nga pikëpamja financiare do të dëshironte të blinte Lionel Mesin, atëherë ai duhet të paguajë një klauzolë prej 250 milionë eurosh për të prishur kontratën me Barcelonën. Ai është kështu lojtari më i shtrenjtë (100 milionë u ble Garet Bejl nga Reali, ndërsa Kristiano 94 milionë). Klube të pasura si Çelsi, Mançester Siti, PSG dhe Monako janë gati të shpenzojnë shuma astronomike për të dominuar futbollin, por vështirë se janë gati të paguajnë 250 milionë euro për yllin e Barçës. Vitin e kaluar, Barcelona refuzoi 125 milionë euro për Mesin.

 5. Është shënuesi i dytë më mirë i Argjentinës

 Lionel Mesi është realizuesi i dytë më i mirë i Argjentinës, në ndeshjet ndërkombëtare. Lionel Mesi ka shënuar 37 gola n 87 ndeshje për fanellën “çeleste”, duke qenë tani pas Gabriel Batistutës në listën e golashënuesve më të mirë të gjitha kohërave. Batistuta ka shënuar shifrën mbresëlënëse prej 56 golash ën 78 ndeshje, kështu që Mesi ka luajtur deri tani pesë ndeshje më shumë se ai. Më moshën e re në anën e tij, Mesi është i aftë për të mbërritur në krye të listës dhe të arrij ëedhe një tjetër statistike historike.

  6. Gol me “Dorën e Zotit” kundër Espanjolit

 Barcelona po zvarritej nga Espanjoli 1-0 në një ndeshje të kampionatit spanjoll në vitin 2007, dhe Lionel Mesi shënoi një gol me “Dorën e Zotit” pas një krosimi të Xhanluka Zambrotës. Ishte një gol reminishence i golit të Diego Maradonës kundër Anglisë në vitin 1986, dhe ky gol shërbeu edhe një herë tjetër që Mesi të konsiderohej si “Maradona i ri”, nofkë që Mesi e ka marrë qysh kur ai doli në skenën e Barcelonës.

 7. Dy kushërinj futbollistë, por…

 Ndoshta këtë fakt mund ta dinë shumë veta, por Lionel Mesi ka dy kushërinj që luajnë si futbollistë profesionistë në Amerikën e Jugut. Emanuel Biankuçi është 25 vjeç dhe përfaqëson Club Olimpia dhe ai është gjithashtu produkt i Neëell’s Old Boys, akademisë ku u formua Mesi, përpara se të transferohej te Barcelona. Maks Biankuçi është 29 vjeç dhe aktualisht luan për Vitorian në Brazil. Gjithsesi, është e kotë ta themi se pavarësisht se kanë të njëjta gjene si të Mesit janë shumë larg gjenisë së Lionelit.

 8. Mban rekordin për më shumë gola rresht

 Lionel Mesi shënoi në 21 ndeshje rresht në La Liga gjatë sezonit 2012-2013, duke thyer rekordin botëror të 17 ndeshjeve rresht, të mbajtur po nga ai. Nëse ai shënoi në 21 ndeshje rresht, kjo nuk është statistika e vetme, pasi ai realizoi 33 gola në këto ndeshje. Duke marrë në konsideratë faktin e cilësisë së lartë të kundërshtarëve në La Liga, kjo është një statistikë argëtuese. Atletiko e Madridit pati nderin t’i jepte fund kësaj serie prej 21 ndeshjesh me gol të Lionel Mesit.

 9. Lojtari më i ri në një ndeshje

Kur ai debutoi për herë të parë me fanellën e Barcelonës, në një ndeshje miqësore kundër Portos, ai ishte 16 vjeç e 145 ditë, ndërkohë që për të luajtur ndeshjen e parë të tij zyrtare, atij iu desh të priste edhe një vit tjetër. Ai ishte 17 vjeç e 114 ditë kur luajti kundër Espanjolit, më 16 tetor 2004, duke hyrë në tetë minuta e fundit të ndeshjes. Ai u bë atëherë lojtari më i më i ri në moshë, por gjithsesi lojtari më i ri në moshë që ka luajtur në La Liga është shoku i tij te Barcelona (

  10. Debutimi me Argjentinën zgjati vetëm 47 sekonda

 Debutimi i Lionel Mesit me Argjentinën, në një ndeshje të vitit 2005 kundër Hungarisë zgjati vetëm 47 sekonda. Mesi ishte atëherë 18 vjeç. Në fakt, ai u nxor jashtë nga një vendim i dyshimtë i gjyqtarit, që kujtoi se kishte goditur me bërryl një mbrojtës hungarez. Gjithsesi, ai karton i kuq i marrë ndoshta me të padrejtë i shërbeu Lionel Mesit të ishte shumë i kujdesshëm në karrierën e tij, pasi ai nuk ka marrë më asnjë të kuqe qysh nga incidenti me Hungarinë.