Dhimo Tarusha/ Mendime rreth vëllimit poetik “Ujëvara e shpirtit” i poetes Sonja Haxhia

157
“Ujëvara e shpirtit” ose këngët melodike të shpirtit është një vëllim poetik i shkruar thjeshte bukur, por me shpirt të madh. Në të ka dashuri, dhimbje, pikëllim, ka ofshama dhe shpresë për një të nesërme ndryshe dhe përfshin tërë gemin njerëzore. Te poezia “Nëna ime”, autorja e quan nënën të shenjtë, fisnike, dinjitoze sa më s’ka, anipse në portretin e saj, si në ikonë, sheh e vështron qartë vetveten. Aty, porsi në pasqyrë të madhe, lexon gemin prej fillesës së gjenezës. Kjo është kryesorja e vëllimit poetik, që bën dallesën e diturisë shumënjerëzore dhe, pa shiko sa me ndjenja të thella përshfaqet dashuria për të. Kjo dashuri është kaq e madhe, sa poetja dëshiron të largohet ajo në vend të nënës, për në botën tjetër. Kësisoj ndan me të gjithçka, brengat e së shkuarës, hallet e sotme, edhe dëshpërimin për dashurinë humbur, edhe mallin për ata që s’janë më si dhe dashurinë më të fortë njerëzore prindër-fëmijë, e cila është sa dyfishin, gati hyjnore. Prapë, në një poezi të dytë, me varg të përmallshëm e lot në sy, vajza i thërret nënës, tani të shuar përgjithnjë, që t’i kërkojë falje apo të bëjë pendesë për ndonjë faj të dikurshëm, në vitet e shkujdesura të fëmijërisë. Pjesë e shpirtit e të zemrës së Zonjës, e universit të saj njerëzor, dhe gjithashtu të ekzistencës së saj si nënë të përkushtuar, siç të çdo mamaje zemërmadhe, është natyrshëm i biri, Endi, të cilin me të drejtë e krahason me një zambak të bardhë hijebukur. Ardhjen në dritë të tij e quan mrekullisht një jetë të dytë të dhuruar bujarisht dhe bekim të madh Perëndie. Kjo lidhje është sa njerëzore, aq dhe e fortë. Prandaj poetja shpërfill me egoizëm artistik ani me elegancë rregullat letrare. Çdo varg e çdo fjalë të kësaj poezie e shkruan me shkronja të mëdha kapitale. Kështusoj i drejtohet të birit retorikisht, i vesh atij me dhembshuri lloj-lloj epitetesh metaforike, e quan luan, filiz të ri në fidanishten blerimtare të djemurisë. Hap pas hapi bën çmos ta qetësojë atë për mungesën e të atit. I shpjegon atij me taktin e psikologes diturimadhe, pa dashur ta lëndojë, se për këtë mungesë nuk është ajo fajtore, përkundrazi është i ati që e braktisi. Nëse në shumë poezi të vëllimit “të mbuluara me vello plot ngjyra e parfume magjepsëse”, kështu vjershëron Sonja, madje në disa syresh fryn si në ditë maji flladi ledhatar i lirizmit e dëgjohet mbi degë kënga gëzimtare e bilbilit dhe shikojmë këtu-atje ligjërime lozonjare gruaje me ndjenja delikate e shijehollë dhe dallojmë qartë, ndër to, sharmë poetik joshës, përkëdhelës, ledhatar, me kaq na duket se shëtisim mes përmes livadhit, aty ku dëgjohet shushurima e buronjës përmes luleve. Zaten, në një stinë tjetër, në një poezi tjetër na bëhet sikur kemi kapur me duar furtunën e nëntorit dhe mjegullën e dendur. Sonja i do pemët, pra në një farë mënyre është ekologjiste. Ajo e konsideron rrapin krijesë të gjallë, me gojë e zemër. Andaj njerëzit dialogojnë me të dhe ai i dëgjo me durim të admirueshëm rënkimet e tyre. Mandej porsi një kronikan i moçëm, bën historitë e atyre anëve. Rikthimi në vendlindje është mall e nostalgji. Pasi te shtëpia e vjetër janë kohët më të mira. Aty janë njerëzit e dashur, fëmijëria çapkëne, është ylli i vegjëlisë që ndrit mbi një ngrehinë me dritë ngrohtësie. Në vazhdim, duke qenë se autorja e njeh mirë jetën, e joshur dhe e lënduar prej saj, bën personazh interesant diellin, këtë simbol të së vërtetës. Kërkon të gjejë në të dashurinë e kulluar, atë të epërmen, qielloren. Prandaj i lutet atij me vargje që ta dashurojë diellërisht, zemërisht e shpirtërisht. Poetët janë elitarë kulture e shoqërisë. Ata, vetëm aty, dashurojnë ledhatisht me zemër e përkëdhelin me delikatesë. Dashurojnë e poetit, lumturisht dhe përgjithmonë. Vajzëria është rrëqethëse. Ajo gërryen gjithçka. Të mundon, të gjunjëzon, të rrëmben dhunshëm lirinë për të jetuar me dinjitet. Ashtu na mëson diturishtë zonjusha Sonja. Varfëria është simotra e shtriganes. Është prekëse poezia kushtuar një fëmije të mjerë që jeton me lëmoshë. Autorja hap zemrën e vet të madhe dhe merr një pjesë të dhimbjes së saj, që ta lehtësojë të gjorën, që t’i jap shpresë. Varfëria është monotoni trishtuese. Duke qenë e këtillë ajo i bashkon njerëzit në nevojë. Sepse ç’është e drejta jetët tona përbëhen prej gëzimesh e hidhërimesh, por më shumë prej hidhërimesh dhe, pse jo, me dashuri të zjarrta si ato platonike