Dhimitër Xhoga/ Vlera të arrira etnologjike të një libri

785
Më është bërë fiksuese që pa lexuar rubrikat në “Dosier” e të tjera rubrika, nuk më bëhet mbarë të shkruaj në ditarin tim, mbresat e marra aktore apo studimore. Ky fiksim më ka bërë të ndihem mirë, të futem në ëndërrat e fantazitë për të kuptuar gjithnjë e më mirë poezitë “Naimjane”, atje te burimet e saj, në Dangëllinë me Frashërin e “Vllezërve Frashëri” dhe pasuar me Sterio Spasen, Dhimitër Shuteriqin, Kin Dushin etj. Që në bankat e shkollës të viteve ’50 pata fatin të njoh të madhin Sterio Spase, i afirmuar si shkrimtar i kohës, kur në ditët e praruara të pas çlirimit në Tiranë bënim takime, aktivitete për arsimin e kulturën, biseda direkte dhe entusiaste në fushën e letersisë, pastaj kurajimet letrare të Petro Markos etj. më bëjnë edhe sot më të rijë më japin force e vullnet të bëj diçka të dobishme.

Këto ditë në një takim në sallën “Aleks Buda”, në Akademinë e Shkencave, me Liksenin në krah po mendoja bashkëkohësin shkrimtar Pjetër Nikolla dhe librin e tij “Etnologji e Kurbinit” të cilin sapo e lexova dhe më sillte në mendje ato freski mendimesh e krijimtarish letrare, që t’i shërbenin edukimit të njerzëve e përparimit të vendit. Që historia të vazhdojë të shkruhet e të pasurohet çdo ditë e më shumë, që kujtesa e kombit të mos humbë. Më bëri përshtypje në këtë libër parathënja shkruar nga shkrimtari i mirnjohur Dr. Moikom Zeqo i cili thërret me piskamën e tij letrare duke vlerësuar librin e këti autori si një kontribut i ri që vjen në kohë dhe hedh dritë për etnologjin e kombit tonë, mbi traditat e shkëlqyera që na i kanë zili të tjerët popuj, që janë rreth nesh. Traditat e krahinave më në zë për atdhedashuri, siç është Kurbini, Mirdita etj. Familjet më në zë të këtyre trevave që kanë mbajtur barrën më të rëndë dhe kanë shkëlqyer në mbrojtje të identitetit kombëtar, të gjuhës, folklorit, kanë kontribuar në ngritjen e shkollave shqipe etj etj. mbështetur në të dhëna shkencore arkeologjike dhe në referime të autorëve me peshë brënda dhe jashtë vendit. Kjo kujtesë i duhet dhe i shërben këtyre brezave në edukimin e tyre. Prodhueshmëria e mbi pesëmbëdhjet librave të kësaj fushe e autorit Pjetër Nikolla, sigurisht është një pasuri me vlera për historinë.

Dy dit e net kaluar me shkrimtarin Pjetër Nikolla, në 255 faqet e qëndisura, të librit të rrallë në lloin e tij, “Etnologji e Kurbinit”, sodita traditat tona atdhetare të mrekullueshme; për më tepër unë si mësues një jetë, i pasionuar pas historisë dhe deri i angazhuar me historikun e shkollave dhe të trevës së Tiranës, më bëri përshtypje për të nxjerrë në pah ato shumë e shumë vlera që ka Tirana, që të reflektojmë historitë e pafund të kësaj treve me shumë tradita. Vlerat e veçanta të këti libri janë tek përzgjedhja e traditave më të mira, tek folklori e gjuha e pastër e të shkruarit, tek idetë e autorit që secili rrjesht i shkruar, të jetë i dobishëm për lexuesin dhe sidomos për brezin e ri që i duhet kujtesa e histories, si bazë për edukimin e tij etj. Mjaft interesant dhe me shumë vlera janë pasqyrimi i “vendit të Krojeve” (Kruja), si vendi i epopesë së lavdishme të luftës kundërosmane, i Kurbinit ku mbi pesë shekuj ishte selia e ipeshkvisë katolike e Durrësit dhe kisha e Shën Premtes në Kurbin, ku u ngritë shkolla e parë Shqipe në 1632 etj. Paraqitja e kapitujve që nga Durrësi i lashtë mitologjik, tek Albanopolisi antik, “vendi i krojeve”, Kurbini i traditave dhe i kulturës së krishterë, levizjet për çlirim e pavarsi etj, të mrekullojnë me informacionin e shumëfishtë etnologjik, patriotik e atdhetar me vlera të pallogaritëshme, për ruajtjen e kujtesës së kombit.
Sigal