Dëshira e madhe e Jessie J

568
Përflitet se ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Luke James, tetorin e kaluar, por kjo nuk e ka ndalur Jasse J të mendojë për të ardhmen, duke shprehur hapur dëshirën e saj të madhe për të krijuar një familje.
E veshur me një kostum plazhi teksa ka pozuar për kopertinën e numrit të fundit të revistës “Women’s Health UK”, 27-vjeçarja ka treguar se fëmijët janë në mendjen e saj çdo ditë, pavarësisht se nuk ka vetë fëmijë.
“Flas për fëmijët e mi çdo ditë edhe pse ata nuk ekzistojnë. Mund të duket tepër e çuditshme, por unë e bëj”, ka thënë Jessie J në intervistën e dhënë.



Sigal