Denisa Lashi: Më pëlqen shumë politika, pse jo mund të jem pjesë e saj

941
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja Denisa Lashi: Kirurgjia estetike është normale për ato që e kanë të nevojshme

Ajo s’i ka mbushur ende 17 vjeç, por është bërë e famshme si modele. Italia është vendi, ku ajo ndihet e preferuar. Është gjithmonë në lëvizje dhe asnjëherë nuk kënaqet me arritjet. Lexon, modelon, shkruan, lëviz, por me dëshirën për të parë me sytë e arsyes të ardhmen.

 -Si lindi dëshira për të konkurruar si modele?

Që e vogël dëshira për t’u marrë me modën ka qenë shumë e madhe. Të gjithë më thonin që ke disa karakteristika që të lidhin me botën e modës. Kështu vendosa të konkurroj.

 -Kush ju mbështeti më shumë nëna apo babai?

 Përsa i përket përkrahjes në familje, ai person që ka ndjekur dhe më ka sugjeruar për çdo gjë, sigurisht që, është mami, duke parë përkushtimin dhe dëshirën e madhe që unë kisha për modelingun! Gjithashtu, dhe babai nuk më ka penguar për asgjë!

 -Cila ishte sfilata e parë dhe ku?

Sfilatën e parë nuk mund ta harroj kurrë, sepse isha unë ajo që e hapa. Sfilatën e parë e kam bërë tek Super Model Of Albania 2013!

 –     Si u ndjetë kur mbaruat sfilatën?

 Kur mbarova sfilatën isha tepër e lumtur sepse tashmë nuk po bëja sfilatë para familjarëve, por para një publiku të gjerë, që po shikonin hapat e mia.

 -Çfarë rruge t’u hapën pas këtij momenti?

Sigurisht, pas shumë sfilatash dhe sete fotografike që kam bërë në Shqipëri mu hap rruga për në Milano.

  -Jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?

Nuk jam supersticioze. Besoj vetëm tek gjërat konkrete.

  -Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?

Modelet që kam më shumë për zemër janë: Adriana Lima, Irina Shayk, Lola Luma, Kate Moss dhe Xenia Tchoumitcheva.

 -Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?

Sigurisht familja!

  -Në sa sfilata keni marrë pjesë?

Nuk mund të them një numër konkret, sepse kanë qenë sfilata të shumta.

 -Përveç modeleve keni ndonjë profesion, apo hobi që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?

Adhuroj kinematografinë. Mendoj se këto dy profesione ndërthuren shumë me njëra- tjetrën. Përveç kinematografisë më pëlqen të këndoj. Me pak fjalë futem në botën e Artit.

  -Kur keni frikë?

 Natën! Nga errësira.

  -Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?

Jam tip shumë i çiltër dhe nëse mundohem të gënjej nuk ja arrij dot sepse më kuptojnë direkt.

  -Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?

 Jam shumë e re për ta kuptuar Kodin e Dashurisë.

  – Kur ndiheni më mirë, kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?

Kur më thonë inteligjente sepse bukurinë e kam (qesh)

 –     Ndërroni shpesh ngjyrën e flokëve, nuk keni një ngjyrë stabile preferencë?

Vetëm në rast të një pune të rëndësishme mund të ndryshoj ngjyrën e flokëve, por deri më tani kam ngjyrën e flokut tim natyral.

–     Mendimi juaj për operacionet plastike?

Jam shumë dakort për persona që kanë nevojë.

–      Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?

 Makina “Posrche Karrera”, parfumi “Dolce Gabbana”, ngjyra e preferuar e bardha.

–     A jeni xheloze ndaj shoqeve?

Aspak, s’kam arsye të jem xheloze.

–     Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?

Bukuria.

–     Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

 Mentaliteti.

–     Ku do t’i bëni pushimet verore?

Pushimet verore po i bëj në një ishull shumë të bukur të Greqisë.

–     Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?

Vendi, i cili më pëlqen të bëj plazh në Shqipëri është Saranda.

–     Të pëlqen politika?

Po më pëlqen shumë.

–     Cili është vendi që keni në plan për të vizituar?

Janë disa vende, nuk është se kam ndonjë vend konkret.

–     Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?

Ngjyrat që më pëlqejnë më shumë për në verë janë e bardha, e kuqja, roza shumë e lehtë.

–     Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës po frutat?

 Pjeshkat, pjepri dhe shalqiri.

 –     Cila është pija e preferuar gjatë verës?

Mix frutash.

–     A e duroni dot vapën?

Adhuroj të ngrohtin.

–     Më mirë në verë apo në dimër?

 Normal që në verë. Vera është buzëqeshja ime!

 –     Në këtë stinë të pëlqen të udhëtosh me aeroplan apo me makinë?

Me avion.

–     A i keni të përzemërt udhëtimet vetëm?

Po shumëëëëë.

–     Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?

–     Si çdo punë tjetër edhe modelingu ka nevojë për sakrifica. Më është dashur të punoj për orë të gjata, duke ndenjur kështu larg familjes dhe njerëzve të mi të afërt. Normal që e kam problem të rri larg, por për diçka që do vërtetë duhet të sakrifikosh!

–     Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?

 Varet nga situata!

–      Çfarë sporti ushtroni në plazh?

 Sporti që ushtroj në plazh është volejbolli.

–     Sa kohë qëndroni në diell?

 Jo më shumë se 2 orë.

–     Kur zgjoheni në mëngjes?

Në mëngjes zgjohem në orën 9:00-9:30.

–     Cili është ushqimi i mëngjesit?

 Tost & lëng portokalli.

–     Sa kohë zgjasin pushimet e verës?

 Pushimet e verës mund të më zgjasin deri 2 muaj.

–     Po turizmin malor a e frekuentoni?

Akoma nuk kam pasur kënaqësinë të frekuentoj.

–     Të pëlqen më shumë uji i kripur apo i ëmbël?

Uji i kripur, sigurisht.

–     Në shëtitje ecni me këpucë apo me sandale?

 Me sandale në përgjithësi, por nëse kemi ndonjë rast, pse jo dhe me taka.

–     Kur është ora më e vështirë në verë?

Ora më e vështirë në verë është 14:00- 16:00.

 –     Para se të flini çfarë bëni?

Sistemoj gjërat për ditën e nesërme.

–     A e ndërroni stilin e jetës në verë?

Pothuajse jo. Jam e njëjta gjithmonë.

–     Shtrihesh në rërë apo në çarçaf?

Në rërë, shezlong më shumë.

–     A i frekuentoni lëvizjet me jaht?

Të jetosh 14 vite në Greqi dhe të mos i kesh frekuentuar?

–     Në plazh dëgjoni muzikë, lexoni apo luani në ujë?

Në plazh bëj vetëm foto (qesh), normal dëgjoj muzikë, mund të lexoj ndonjë revistë.

–     Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?

Rrobat e plazhit ‘Vectoria Secret ‘ syzet, “Dolce Gabbana”.

–     Cilat janë planet e së ardhmes?

 Planet e së ardhmes sime janë të shumta, por më e rëndësishmja është të punoj sa më shumë në fushën e modës dhe të arrij majat më të larta, veçanërisht jashtë shtetit.

–      A keni ndonjë peng?

Akoma jo.

– Konkretisht me se merreni sot?

Shkollë dhe jashtë shkolle normal me modelingun.

–      Ku është vendi që keni ëndërr për të bërë plazh?

   Havai.

–     E keni problem plazhin nudo?

   Nuk është në natyrën time edhe pse nuk jam   kundra