Demotivimi i punonjësve – Shkatërrimi i kompanisë

560
Pak gjëra janë aq të kushtueshme dhe shkatërruese si menaxherët që vrasin moralin. Punonjësit e demotivuar japin një performancë të dobët në punë, e në rastin e parë që iu del përpara largohen. Ajo çka është shumë e frikshme është fakti se sa i rëndësishëm është motivimi në punën e dikujt.
Një studim tregon se 70 për qind e punonjësve e konsiderojnë veten të shkëputur nga puna. Organizatat e dinë mjaft mirë se sa e rëndësishme është të kenë njerëz të motivuar por shumica e tyre dështojnë në gjetjen e menaxherëve të përgjegjshëm për ta përmbushur këtë cilësi. Përpara se menaxherët të fillojnë të motivojnë punonjësit janë disa gjëra kritike nga të cilat duhet të heqin dorë.
Duhet të heqin dorë nga rregullat idiote
Sigurisht që kompanitë duhet të kenë rregulla por rregullat e panevojshme janë të mërzitshme për gjithkënd. Menaxherët e suksesshëm duhet ti evitojnë këto gjëra. Kur punonjësit ndihen sikur “Big Brother” po I vëzhgon do përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të punuar.
Nuk njohin arritjet e punonjësve
Në momentin që një menaxher vlerëson arritjet e një punonjësi tregon se është i vëmendshëm. Kjo është formë më e mirë e motivimit për të gjithë punonjësit. Kur një menaxher nuk i vlerëson arritjet e një punonjësi jo vetëm që e demotivon atë por nuk kanë më arsye për ta bërë punën ashtu siç duhet.
Punësojnë e promovojnë njerëzit e gabuar
Shpeshherë ndodh që menaxherët të punësojnë e promovojnë njerëzit e gabuar. Nëse një menaxher nuk arrin ti dallojë punonjësit apo arritjet e tyre nuk I takon pozicioni i menaxherit. Menaxheri është një status i lartë në hierarkinë e një kompanie e nëse nuk janë të aftë për të njohur personelin do të thotë që nuk e meritojnë atë pozicion.
Trajtimi i të gjithë punonjësve njësoj
Është e vërtetë që në një kompani nuk duhet të ketë dallim në mënyrën se si trajtohet personeli por në disa raste diferencimet në sjellje janë të nevojshme. Nëse menaxheri nuk shpreh mirënjohjen për performancën e mirë që punonjësit po tregojnë, kjo është e gabuar.
Tolerimi i performancës së dobët
Sjellja e një menaxheri duhet të jetë e qetë dhe brenda normave, pavarësisht performancës së dobët. Por sigurisht që një performancë e dobët nuk duhet anashkaluar. Menaxheri duhet të tërheqë vëmendjen e punonjësit, por duke mos kaluar caqet e sjelljes. Nëse një menaxher e anashkalon performancën e dobët të një punonjësi kjo do të bëhet rrugë edhe për punonjësit e tjerë.
Sigal