Demi Rose, një rivale e denjë e Kardashianeve

Demi Rose ka marrë një vëmendje të madhe kohët e fundit, për shkak të linjave të saj.

Ndoshta pa dashur, 22-vjeçarja po kthehet në një rivale për Kardashianet. Madje, ajo para pak kohësh u përfol edhe për një lidhje të mundshme me të dashurin e Kylie Jenner, Tyga-n. Por lidhja nuk u konfirmua asnjëherë, duke qenë se reperi u rikthye sërish te 19-vjeçaren.

Së fundmi, Demi është fotografuar në një bar teksa qëndronte e veshur me rroba banjo, me të cilat ngjasonte tej mase edhe me Kylie Jenner.