Demi Lovato rrëzohet në skenë

520
Këngëtarja e muzikës pop Demi Lovato kaloi një moment aspak të këndshëm teksa ishte duke perfomuar në skënën e Jingle Ball në Nju Jork, megjithatë ia doli me një batutë të gjetur, edhe pse pas shfaqjes. Për gati 23 minuta, artistja performoi disa nga hitet e saj më të njohura në skënë dhe në mbyllje të shfaqjes teksa ishte duke kënduar “Cool For the Summer”, papritur u rrëzua në tokë.Ajo u çua në këmbë duke qeshur, ndërsa në ndihmë i erdhi një nga anëtarët e stafit.

23-vjeçarja u përpoq ta kalonte me sportivitet këtë moment dhe në fund të shfaqjes shkruante në llogarinë e saj në Twitter: “Djema nuk e kuptoni? Vetëm të fortët rrëzohen në skenë.” Me këtë batutë, duket se Demi e kaloi me humor këtë situatë të pakëndshme. Lovato performoi në skenën e Jingle Ball për herë të parë këngën “Mr. Hughes”, hit të cilin nuk e kishte kënduar asnjëherë live. Pëpara se të fillonte këngën ajo iu drjetua publikut me fjalët: “Nuk e kam interpretuar asnjëhërë këtë këngë në skenë. Kjo është hera e parë.”
Sigal