Demi Lovato: Në fillim Wilmer nuk besonte tek lidhja që kemi

512
Wilmer Valderrama ka pasur një mëdyshje në lidhje me historinë e dashurisë që ka me të fejuarën aktuale, Demi Lovato. Ishte këngëtarja 23-vjeçare ajo që e zbuloi këtë sekret, që sot e konsideron aktorin 35-vjeçar, jo vetëm si dashurinë e jetës, por edhe si mikun më të mirë. “Në fillim ai kishte dyshime, kjo për shkak të moshës. Tani jam rritur. Ai është miku im më i mirë”, ka thënë ylli i popit.Kohët e fundit Demi ka postuar një fotografi në Instagram të asaj dhe Wilmer, me një koment që përfshin numrin “6”.
“Të gjithë mendojnë se bëhet fjalë për përvjetorin tonë. Në të vërtetë, 6 vjet më parë ne u takuam”. Më pak se një muaj nga Shën Valentini, Demi flet për planet e saj. “Ende nuk e kam zgjedhur dhuratën për atë, por na pëlqen që të bëjmë dhurata personale…. është bukur të bëhen kur je në pozicionin që mund të bësh gjithçka e të blesh gjithçka. Do të bëjmë diçka speciale për njëri-tjetrin, e do të jemi krijues. Mezi po pres”.
Sigal