Dëmet e rënda të duhanpirjes tek bebet e palindura

543
Një studim i ri ka zbuluar dëmet e rënda që shkakton duhanpirja tek bebet ende të palindura.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kimikatet në cigare janë veçanërisht të dëmshme për qelizat në zhvillim të mëlçisë tek bebet.
Skuadra e udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut, por ku morën pjesë edhe Universitetet e Aberdeenit dhe Glasgowt, po ashtu zbuloi se nëna gjatë duhanpirjes dëmton mëlçinë e bebes shumë më shumë sesa të sajën.
Mëlçia është jetësore në pastrimin e substancave kimike dhe luan rol parësor në rregullimin e metabolizmit.
Pirja e cigareve, të cilat përmbajnë rreth 7000 kimikate, mund të dëmtojë organet e fetusit duke çuar në dëme që zgjasin për një kohë të gjatë në jetë. 
Studimi është publikuar në revistën “Archives of Toxicology”.
Sigal