Dedikimi i ndjerë i Stefi Priftit për bashkëshorten e tij

566
Pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, këngëtari Stefi Prifti, ka shkruar një mesazh kushtuar Marinës, të cilën e konsideron si boshtin e sukseseve të tij. “Ti ishe njeriu me i pastër, në shpirt dhe ndërgjegje, që kam njohur në jetën time. Ishe dashuria ime e madhe dhe e plotë, kurorëzuar me martesën dhe lindjen e dy vajzave tona, Maria dhe Joana. Inteligjenca dhe zgjuarsia jote në botën e kritikës dhe letërsisë, habiste dhe njerëzit më inteligjentë të këtij vendi! Dashuria për jetën dhe njerëzit përeth e pakufi dhe e vërtetë, pa kompromis dhe interesa, e sinqertë te Zoti! Nëna e përkushtuar dhe boshti i sukseseve të mia! Shoku im më i mirë. Nuk e di pse mu largove, por di se je Engjëll për vajzat e tua! Njeriu qe luftoi vdekjen me poezi, pikturë dhe kënge! Te dua, Marina Engjëll!”- shkruan Stefi.
Sigal